Lajme
Vaud prezanton masa të reja për të menaxhuar problemet e sjelljes në shkolla
Kantoni i Vaud në Zvicër ka prezantuar një plan të ri veprimi që synon të përmirësojë menaxhimin e problemeve të sjelljes në shkolla dhe të mbështesë mësimdhënësit në klasë. Plani parashikon krijimin e qendrave burimore në të gjitha shkollat deri në vitin 2028, si dhe masa të tjera për trajtimin e situatave problematike.
Sipas autoriteteve arsimore, problemet e sjelljes përfshijnë nga moskryerja e detyrave shkollore, shpërthimet e zemërimit dhe fyerjet, deri te rastet e dhunës ndaj mësuesve ose nxënësve të tjerë. Këto raste mund të lidhen ose jo me nevoja të veçanta të nxënësve.
Sipas planit, çdo shkollë do të duhet të ketë një protokoll krize dhe një hapësirë të dedikuar për nxënësit që shfaqin sjellje problematike, me qëllim qetësimin dhe menaxhimin e situatave të vështira. Këto struktura do të organizohen sipas nevojave të çdo institucioni.
Masat përfshijnë gjithashtu trajnime për mësuesit, të cilat do të zhvillohen në formë konferencash online dhe materiale udhëzuese, me fokus në mënyrat e reagimit ndaj sjelljeve të vështira në klasë.
Një tjetër element i planit është krijimi i “klasave pedago-terapeutike” për nxënësit me vështirësi psikologjike, të cilat pritet të funksionojnë deri në vitin 2028, me orar të plotë ose të pjesshëm.
Autoritetet kantonale theksojnë se masat janë të përballueshme brenda buxhetit ekzistues dhe nuk sjellin kosto të larta shtesë. Ndërkohë, organizatat e mësuesve kanë përshëndetur nismën, por presin të shohin efektet konkrete të zbatimit të saj.
E-Diaspora
-
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut Bülach, Zvicër – Nën organizimin e Shoqatës “Gjergj Kastrioti” Zvicër, të dielën u mbajt manifestimi kulturor... -
Diaspora, partner strategjik apo motor zhvillimi? Premtimet e partive për mërgatën -
Forum leximi dhe diskutimi për plakjen në Zvicër dhe Shqipëri -
Itali
Lea Ypi promovon në Trieste librat e saj të përkthyer në italisht -
Sopranoja Alisa shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të operës në Uzbekistan
Jeta në Zvicër
-
Parlamenti zviceran në sesion veror: debat i nxehtë për financimin e 13-të të pensionit AHV Asambleja Federale e Zvicrës ka nisur sesionin veror, gjatë të cilit pritet të diskutohen disa çështje... -
Në Bülach u shënua 621-vjetori i lindjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut -
Kosova sjell magjinë e muzikës në Bernë, koncert i veçantë për Ditën e Çlirimit -
Studimi në Zvicër: Koha e fillimit të mësimit të frëngjishtes nuk është faktori vendimtar në përvetësimin e gjuhës -
A është e vërtetë që emigrantët ua marrin vendet e punës zviceranëve?














