Shkurt.ch
Qeveria shqyrton pranimin e shpejtuar të 3000 refugjatëve sirianë
Sommaruga dhe Burkhalter kanë kërkuar nga Këshilli Federal që në mbledhjen e tij të të premtes të miratojë strehimin e shpejtuar të 3000 refugjatëve drejtpërdrejt nga kampet
Këshilli Federal planifikon pranimin me procedurë të shpejtuar të 3000 refugjatëve nga Siria që aktualisht ndodhen në kampet në regjion. Nga më shumë se 4 milionë sirianë që kanë braktisur vendin e tyre dhe që ndodhen në arrati, që nga shpërthimi i luftës qytetare, 9000 kanë gjetur strehim në Zvicër. Por së shpejti kjo mund të ndryshojë.
Ministri i jashtëm Didier Burkhalter dhe ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga kanë propozuar që nxjerrja e 3000 sirianëve nga kampet dhe sjellja e tyre për strehim në Zvicër të bëhet shumë më shpejtë se që ishte vendosur më parë, shkruan “Schweiz am Sonntag”. Në të kundërtën, organizata radikale e djathtë AUNS kërkon me një iniciativë popullore që Zvicra sërish të vendosë regjimin e kontrollimit të kufijve.
Sommaruga dhe Burkhalter kanë kërkuar nga Këshilli Federal që në mbledhjen e tij të të premtes të miratojë strehimin e shpejtuar të 3000 refugjatëve drejtpërdrejt nga kampet. Dhe në vendtë tri viteve sa ka qenë fillimisht e planifikuar, ky aksion duhet të realizohet brenda një viti e gjysmë. Dy ministrat duan që me këtë veprim “të japin një sinjal” pasi që Zvicra në krahasim me vendet tjera ka strehuar relativisht pak sirianë.
Në mbledhjen e ministrave të brendshëm të vendeve të BE-së që bahet sot do të diskutohet për mekanizmin e shpërndarjes së reugjatëve brenda zonës së Shnegenit. Sipas gazetës së përmendur, Burkhalter dhe Sommaruga dëshirojnë që Zvicra të përfshihet në këtë mekanizëm ndërkohë që qeveria si tërësi edne nuk ka marrë një vendim përkatës.
Në rast se do të ndodhte kjo, atëherë Zvicra do të strehonte rreth 3 për qind të refugjatëve që vijnë në Evropë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta















