Futboll
Shqipëria vijon përgatitjet për Luksemburgun
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar stërvitjen e radhës në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa stafi teknik po monitoron gjendjen e Myrto Uzunit dhe Anis Mehmetit para miqësores me Luksemburgun.
Kombëtarja shqiptare ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Luksemburgut, duke zhvilluar seancën e radhës stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.
Stërvitja u organizua në dy grupe, ku futbollistët që u aktivizuan në ndeshjen e fundit zhvilluan program rikuperues, ndërsa pjesa tjetër e ekipit u stërvit me intensitet të plotë nën drejtimin e stafit teknik.
Një pikëpyetje mbetet gjendja e sulmuesit Myrto Uzuni, i cili nuk u stërvit me grupin për shkak të një gjendjeje gripale. Stafi mjekësor po e vlerëson situatën e tij, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të zhvillojë një stërvitje të diferencuar gjatë ditës.
Probleme shëndetësore ka shfaqur edhe Anis Mehmeti, i cili ka kaluar një gjendje gripale gjatë natës dhe do të monitorohet në orët e ardhshme për të përcaktuar gatishmërinë e tij.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë të nesërmen stërvitjen zyrtare në stadiumin “Air Albania”, duke hyrë në fazën finale të përgatitjeve para sfidës me Luksemburgun. Para seancës stërvitore, trajneri Rolando Maran dhe një futbollist i Kombëtares do të paraqiten në konferencën zyrtare për media.
E-Diaspora
-
10 kompani nga Kosova prezantohen në panairin “She Leads 2026” në Cyrih Dhjetë kompani nga Kosova do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në panairin e biznesit... -
Katy Perry konfirmohet për “Sunny Hill Festival”, ylli botëror vjen në Prishtinë -
Xherdan Shaqiri nis pushimet në bregdetin shqiptar -
Zvicër
Deputeti Arbër Bullakaj bën thirrje: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë” -
Mynih
FC Kosova München siguron ngjitjen në Bezirksliga
Jeta në Zvicër
-
Evropa po përballet me mungesë punëtorësh 46 për qind e kompanive raportojnë vështirësi në gjetjen e stafit të kualifikuar... -
Dogana zvicerane përditëson aplikacionin Quickzoll për deklarim më të saktë të TVSH-së -
Studim: Çfarë i streson më shumë zviceranët? -
Një në tre automjete në Zvicër tejkalon shpejtësinë, ngrihet alarm për sigurinë rrugore -
Zvicra refuzon akuzat e SHBA-së për tolerim të punës së detyruar











