Botërori 2026

Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën dykrenare në SHBA

Dy futbollistët u fotografuan duke bërë simbolin e njohur shqiptar gjatë një ndeshjeje bejsbolli në kuadër të aktiviteteve të ekipit kombëtar zviceran

Një fotografi e kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, dhe mbrojtësit Ricardo Rodriguez po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Dy futbollistët janë fotografuar duke bërë simbolin e shqiponjës dykrenare gjatë një vizite në një ndeshje bejsbolli në SHBA, ku Kombëtarja e Zvicrës po qëndron për ndeshjet miqësore dhe aktivitetet e saj para garave të ardhshme, raporton 20min.ch, transmeton albinfo.ch.

Fotografia është realizuar gjatë një ekskursioni të organizuar për lojtarët zviceranë, të cilët patën mundësinë të ndjekin nga afër një ndeshje bejsbolli dhe të njihen me atmosferën sportive amerikane.

Gjesti i Xhakës dhe Rodriguezit ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe tifozëve, veçanërisht në mesin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe më gjerë. Simboli i shqiponjës dykrenare lidhet ngushtë me identitetin shqiptar dhe është bërë i njohur ndërkombëtarisht përmes futbollistëve me prejardhje shqiptare që përfaqësojnë Zvicrën.

Fotografia është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku ka marrë mijëra reagime dhe komente nga tifozët shqiptarë dhe zviceranë.

https://www.20min.ch/story/waehrend-baseball-spiel-xhaka-und-rodriguez-zeigen-doppeladler-bei-nati-ausflug-103578319