Kosova
Vjosa Osmani: Emri im nuk do të bëhet pengesë për krijimin e institucioneve
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një reagimi publik ka falënderuar qytetarët e Kosovës, mbështetësit dhe votuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se angazhimi i saj do të mbetet i fokusuar në tejkalimin e krizës politike dhe ndërtimin e institucioneve.
Ajo ka thënë se gjatë muajve të fundit ka takuar mijëra qytetarë në gjithë Kosovën dhe se shpresa e tyre për një vend më të zhvilluar dhe më të bashkuar ka qenë motivimi kryesor.
“Dëgjuam shqetësimet tuaja, ëndrrat tuaja dhe shpresën tuaj për një vend më të zhvilluar, më të integruar dhe më të bashkuar. Kjo shpresë ishte forca jonë më e madhe”, ka shkruar ajo.
Teksa ka folur për rolin e saj pas zgjedhjeve, Osmani ka ritheksuar se nuk do të jetë pengesë për formimin e institucioneve të reja.
“Në këtë drejtim, e ritheksoj atë që e kam thënë disa herë: emri im as nuk ka qenë, as nuk është e as nuk do të bëhet pengesë në krijimin e institucioneve”, ka shkruar ajo, transmeton albinfo.ch.
Sipas Osmanit, kontributi i saj do të jetë i përqendruar në tejkalimin e krizës politike dhe funksionalizimin e institucioneve.
“Përkundrazi, i gjithë kontributi im do të jetë i fokusuar vetëm në daljen nga kriza dhe ndërtimin e institucioneve të cilat mbrojnë shtetin, demokracinë, kushtetutën dhe aleancat”, ka deklaruar Osmani.
E-Diaspora
-
“Dardania” përfaqëson traditën shqiptare në “Tag der Vielfalt” Tash e 32 vite ambasadore e kulturës shqiptare! ... -
Nga Gjeneva, diaspora shqiptare ngre zërin: “Shqipëria nuk është në shitje” -
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve
Jeta në Zvicër
-
Ticino mbushi hotelet dimrin e kaluar Është një rekord me 18.7 milionë qëndrime netësh në Zvicër, por janë strukturat e akomodimit në... -
Kantoni i Vaud do të mobilizojë 2200 persona gjatë G7 -
Energjia bërthamore po fiton përsëri popullaritet përballë frikës së mungesës së energjisë elektrike -
Ngarkesa e punës së mjekëve zviceranë lehtësohet, por ende shkakton shqetësim -
Mediat zvicerane: A do t`i japë fund krizës rezultati i zgjedhjeve në Kosovë?












