Zhvillim
Bernë-Prishtinë: “Kein Problem, S’ka Problem”, projekt i përbashkët teatror
Qendra Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me Schlachthaus Theater nga Berna, janë duke realizuar projektin teatror “Kein Problem, S’ka Problem” me të rinj të moshës 16 deri 21 vjet.
Qendra Multimedia nga Kosova po vazhdon të forcojë bashkëpunimin me teatrin Schlachthaus Theater në Bernë.
Projektet e përbashkëta Kosovë-Zvicër po i vazhdojnë autorja nga Berna Ariane von Graffenried dhe Jeton Neziraj nga Prishtina.
Projekti i radhës teatror quhet “Kein Problem, S’ka Problem”.
„Ky projekt ka filluar në Zvicër në muajt mars-prill të këtij viti, ku edhe është bërë thirrja e parë për punëtori për të rinjtë e Zvicrës”, ka bërë të ditur për albinfo.ch Lendita Idrizi nga Qendra Multimedia në Prishtinë.
„Qëllimi i këtij projekti është shkëmbimi i kulturave dhe njohja e të rinjve të këtyre dy shteteve”, thotë Idrizi për albinfo.ch, duke ftuar të rinjtë që kanë interesim t’i bashkohen projektit që do të realizohet në Prishtinë mes datave 4- 8 tetor të këtij viti dhe në Bernë nga 9 derim më 25 prill të vitit të ardhshëm.
“Ne jemi duke kërkuar deri në 8 të rinj entuziastë që duan të përfshihen në këtë projekt interesant, i cili do të përfundojë me një shfaqje të përbashkët me 8 të rinj nga Zvicra dhe do të jepet 7 herë radhazi në Bernë, në Schlachthaus Theater”, thotë Idrizi.
Nga punëtoritë duhet të rezultojë një material me tekste për një shfaqje teatrore të Klubit të të Rinjve të teatrit Schlachthaus në Bernë në shkëmbim me Klubin e të Rinjve të Qendrës Multimedia nga Prishtina.
Afati për aplikim është deri më 24 shtator 2015.
Nëse ju intereson të jeni pjesë e këtij projekti, atëherë na shkruani në e-mail adresen: [email protected] ku bashkangjitni: numrin e telefonit, një biografi të shkurtër dhe një letër motivuese. Ata që do të përzgjedhen do të njoftohen me e-mail më së largu deri më 25 shtator 2015.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë Nëse propozimi për të ulur imigracionin pranohet nga votuesit zviceranë, ndryshimi demografik pasues do të ndikojë... -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët -
Lufta me Iranin pritet të ndikojë negativisht në turizmin zviceran -
Mjekët kërkojnë para para operacionit, një praktikë shpesh e dyshimtë në Zvicër -
Pronarët nuk janë informuar mjaftueshëm për efektet e Covid-it: Në Zvicër, kafshimet e qenve po shtohen













