Botërori 2026
Vedat Muriqi pranë rikthimit te Fenerbahçe, arrihet marrëveshja me Mallorcan
Sulmuesi i Kosovës pritet të rikthehet në Stamboll pas marrëveshjes prej 15 milionë eurosh mes dy klubeve.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është shumë pranë rikthimit te Fenerbahçe, pasi klubi turk ka arritur marrëveshje me RCD Mallorca për transferimin e tij, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të gazetarit turk Yağız Sabuncuoğlu, marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shumën prej 15 milionë eurosh. Fenerbahçe do ta shlyejë këtë shumë në këste gjatë tre viteve të ardhshme, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një klauzolë që i garanton Mallorcas 10 për qind të vlerës së një transferimi të ardhshëm të lojtarit.
Raportohet se edhe vetë Muriqi ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Stambolli dhe ka dhënë pëlqimin për rikthimin e tij në futbollin turk.
Tashmë priten vetëm procedurat formale për finalizimin e transferimit, ndërsa sulmuesi kosovar pritet të udhëtojë drejt Stambollit gjatë javës së ardhshme për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën e re.
Muriqi kishte lënë gjurmë te Fenerbahçe gjatë aventurës së tij të parë në Turqi, para transferimit te SS Lazio. Pas paraqitjeve mbresëlënëse me Mallorcan në kampionatin spanjoll, drejtuesit e klubit turk kanë vendosur ta rikthejnë “Piratin”, duke e konsideruar një nga përforcimet më të rëndësishme për sezonin e ri.
Rikthimi i tij pritet të mirëpritet me entuziazëm nga tifozët e Fenerbahçes, të cilët vazhdojnë ta kujtojnë me simpati periudhën e tij të parë me fanellën verdheblu. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë Fondacioni i Beloved, i themeluar nga Kantoni i Valisit, ka në dispozicion 24 milionë franga zvicerane,... -
Për pak përplasje trenash pasi makinistët e SBB-së nuk e dinin gjuhën e njëri tjetrit -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme” -
Lindt ul çmimet e çokollatave premium në Zvicër pas presionit të tregut -
Ushtria zvicerane mobilizon mbi 3,000 ushtarë në një stërvitje të madhe mbrojtjeje












