Kosova

Hapet “shtëpia” e përhershme e Ambasadës së Kosovës në Londër

Ambasada e Kosovës në Londër sot ka shënuar siç u tha në njoftim hapjen e shtëpisë së përhershme të kësaj ambasade.

“Një moment historik që pasqyron forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe përkushtimin tonë për ta përfaqësuar me dinjitet shtetin e Kosovës. Kjo ambasadë do të shërbejë si një urë edhe më e fortë bashkëpunimi, miqësie dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.