Lajme
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet
Kjo do të krijojë një nxitje për të vazhduar punën edhe pas moshës 65 vjeç
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të më shumë se dyfishojë pensionin AHV. Aktualisht, pensioni i përjetshëm AHV arrin në 2,520 franga në muaj për një të ardhur mesatare vjetore prej 90,720 frangash.
Siç shkruan Këshilli Federal në një njoftim për shtyp, e ashtuquajtura reformë AHV 2030 pritet të gjenerojë të ardhura shtesë prej rreth 600 milionë frangash zvicerane në vit për sistemin e sigurimeve deri në vitin 2040, transmeton albinfo.ch. Kantonet, partitë politike, shoqatat dhe palët e tjera të interesuara mund të komentojnë mbi planet deri më 11 shtator.
Ndërkohë, Këshilli Federal po heq dorë nga një masë jopopullore: mosha e daljes në pension prej 65 vjeç nuk do të rritet. Megjithatë, po e mban këtë mundësi të hapur për reformat e ardhshme.
Këshilli Federal dëshiron të rrisë pagesën e pataksueshme për njerëzit që vazhdojnë të punojnë pas moshës 65 vjeç – nga 16,800 në 22,680 franga zvicerane në vit. Shuma do të përshtatet rregullisht. Kjo do të krijojë një nxitje për të vazhduar punën edhe pas moshës 65 vjeç. Këtyre të ardhurave do t’u jepet peshë më e madhe në llogaritjen e pensioneve.
Aktualisht, pensionet mund të rriten vetëm deri në moshën 70 vjeç. Këshilli Federal dëshiron ta heqë këtë kufi në mënyrë që dalja në pension të mund të shtyhet.
Nëse dalja në pension shtyhet me një vit, pensioni rritet me 5.2 për qind, trnsmeton albinfo.ch. Me një shtyrje prej dy vitesh, ai rritet me 10.8 përqind, dhe me pesë vjet – maksimumi aktual – me 31.5 për qind, Sipas “Le Matin Dimanche”.
Propozimi i Këshillit Federal parashikon rritjen e kufirit të moshës për shtyrjen e daljes në pension nga 70 në 80 vjeç. Një shtyrje prej 15 vjetësh do të çonte kështu në një rritje prej 145 për qind.
Pensioni i përjetshëm AHV mund të rritet në 6,169 franga në muaj dhe, me pagesën e 13-të të pensionit AHV në dhjetor, madje të arrijë në 10,796 franga.
E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Treni nga Zvicra në Londër mund të dalë në shina që në vitin 2030 Treni i planifikuar midis qyteteve zvicerane dhe kryeqytetit të Mbretërisë së Bashkuar mund të jetë funksional... -
Qendrat e të dhënave që konsumojnë energji po bëhen një çështje politike në Zvicër -
Numër rekord vendesh pune në inteligjencën artificiale në Zvicër -
Marrja në pyetje e çiftit Moretti del jashtë kontrollit -
Korrupcion në rastin e shantazhit në Ruag: A luajti SHBA ndonjë rol?












