Lajme

Çka dihet deri tash lidhur me bisedimet SHBA – Iran në Zvicër?

Bisedimet e drejtpërdrejta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit tashmë kanë filluar në Zvicër.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian ka thënë se Irani do të ruajë të drejtën e tij për të pasuruar uranium, duke pretenduar se Shtetet e Bashkuara duhet ta pranojnë këtë.

“Ne nuk do t’i nënshtrohemi forcës, shtypjes dhe poshtërimit. As nuk do të heqim dorë nga e drejta e pasurimit. Dhe ata duhet ta pranojnë këtë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, nga ana tjetër, para fillimit të bisedimeve, ka deklaruar të dielën për Reuters se nuk ka pasur dhe nuk ka “asnjë kufizim” për ushtarët izrelitë, për të vepruar drejt eliminimit të kërcënimeve në Liban.

Ai po ashtu ka thënë se trupat nuk do të tërhqen nga zona e sigurisë atje.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, në Zvicër ka arritur zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili konsiderohet si një nga figurat kyçe të politikës në botë.