Lajme
Gjermani: Vdes dyvjeçari pasi ra nga dritarja e katit të katërt të banesës
Autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e aksidentit, pa indikacione për veprim të qëllimshëm
Një operacion shpëtimi dramatik është zhvilluar të hënën pasdite para një pallati apartamentesh në Wuppertal të Gjermanisë, pasi një fëmijë dyvjeçar ra nga dritarja e një banese në katet e sipërme, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve të mediave gjermane, përfshirë Bild, ngjarja ndodhi rreth orës 12:52 në një ndërtesë në rrugën Berliner Straße, një prej arterieve kryesore të qytetit.
Fëmija u transportua menjëherë në spital nga shërbimet e emergjencës, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë si pasojë e plagëve të rënda.
Raportohet se rrethanat e aksidentit ende nuk janë plotësisht të qarta. Dyshohet se dritarja mund të ketë qenë e hapur për shkak të temperaturave të larta të verës, duke bërë të mundur rënien e fëmijës pa u vënë re.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar ngjarjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë indikacion që të sugjerojë një veprim të qëllimshëm. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina














