Lajme
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit
Veç kësaj ai po operonte lokalin pa licencë. Klientëve të tij u lejohej të pinin duhan brenda dhe ai shiste cigare që nuk lejohen në Zvicër
Një 55-vjeçar kosovar po operonte lojëra të paligjshme të fatit në klubin e tij kulturor në Zwillikon. Kjo u zbulua gjatë një bastisjeje nga Policia e Kantonit të Cyrihut të shtunën në mbrëmje.
Në vendngjarje, policët hasën afërsisht dhjetë lojtarë që luanin poker dhe një lojë tjetër me letra në mënyrë të paligjshme, për para, transmeton albinfo.ch. Policia ua ndaloi atyre lojën, siç ka njoftuar të hënën. Bastisja u krye nga Policia e Kantonit të Cyrihut në emër të Bordit Federal Zviceran të Lojërave të Fatit.
Pronari 55-vjeçar i klubit nuk kishte licencë për lojëra fati, shkruan Keystone – SDA. Megjithatë, kjo nuk ishte shkelja e vetme që policia zbuloi gjatë inspektimit të tyre. I përmenduri po ashtu po operonte lokalin pa licencë. Klientëve të tij u lejohej të pinin duhan brenda dhe ai shiste cigare që nuk lejohen në Zvicër.
Ai gjithashtu nuk kishte leje ndërtimi që ambientet të përdoreshin si klub, përcjell albinfo.ch. Së fundmi, policia sekuestroi një sprej piperi të ndaluar, disa kompjuterë, telefona celularë dhe para të gatshme.
Menaxheri i klubit do të akuzohet për lojëra të paligjshme të fatit dhe vepra të tjera penale.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin Disa ditë të tjera të nxehta janë të mundshme, por në përgjithësi, këto temperatura ekstreme kanë... -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit












