Kosova
Kurti dhe Konjufca urojnë SHBA-në për 250-vjetorin e Pavarësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin historik të SHBA-së në mbështetjen e lirisë, demokracisë dhe shtetësisë së shqiptarëve, përcjell albinfo.ch.
Në mesazhin e tij, Kurti theksoi se Deklarata e 4 Korrikut e vitit 1776 vendosi themelet e vlerave universale të lirisë, barazisë dhe të drejtave të njeriut, të cilat, sipas tij, kanë frymëzuar edhe historinë e popullit shqiptar. Ai kujtoi takimin e Fan Nolit me presidentin amerikan Woodrow Wilson më 4 korrik 1918, si dhe mbështetjen e Wilsonit për ruajtjen e shtetit shqiptar pas Luftës së Parë Botërore.
Kurti vlerësoi edhe rolin vendimtar të SHBA-së në procesin e pavarësisë së Kosovës, duke veçuar deklaratën e ish-presidentit George W. Bush në Tiranë më 10 qershor 2007, kur ai tha se “Kosova është e pavarur”.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se 4 Korriku shënon lindjen e një ideje që ndryshoi historinë moderne, duke vendosur lirinë, dinjitetin njerëzor dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi qeverisjen në themel të shtetit demokratik.
Konjufca theksoi se parimet e Deklaratës së Pavarësisë kanë frymëzuar popujt që luftojnë për liri dhe vetëvendosje, ndërsa vlerësoi edhe rolin historik të presidentit Woodrow Wilson dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
Në fund, të dy krerët e institucioneve uruan popullin amerikan me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke riafirmuar mirënjohjen e Kosovës për miqësinë dhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit Në qendër të ofertës është AlphaN sistemi i kallëpimit të mureve, i projektuar për të kombinuar... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Zvicër
-
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së bashkon në Cyrih elitën e biznesit, sportit dhe diplomacisë, me pjesëmarrje edhe të sipërmarrësve shqiptaro-zviceranë Ashtu si në aktivitetet e mëparshme të SBN-së, edhe kësaj radhe nuk mungoi përfaqësimi i suksesshëm... -
Kantonet zvicerane nisin operacion kundër mashtrimeve të rreme të policisë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Studim: Zvicra ndër vendet me mundësitë më të mira për përparim shoqëror -
Valët e të nxehtit do të bëhen “normaliteti i ri” në Zvicër












