Shkurt.ch
“Rebelohen të mirët”: 3500 veta kundër urrejtjes ndaj të huajve
Rreth 3500 veta kanë protestuar të martën në Aarau (Kantoni Aargau) për më shumë solidaritet me të huajt dhe kundër urrejtjes ndaj të huajve.
Në qytetin relativisht të vogël, Aarau, ka qenë befasi të mblidhej një numër kaq i madh njerëzish për të protestuar kundër ksenofobisë dhe për solidarizim ndaj të huajve, shkruajnë mediet zvicerane. Rreth gjashtëdhjetë organizata kanë marrë pjesë në organizimin e kësaj proteste, në mesin e të cilave sindikata të ndryshme, parti të majta shoqata, kisha, institucione kulturore etj.
Përmes këtij demonstrimi, organizatorët kanë dashur të dërgojnë një mesazh dhe “të tregojnë një shenjë kundër kampit të djathtë, shumë të pranishëm në Zvicër”.
Për pjesëmarrje në këtë marsh protestues me moton “Rebelimi i të ndershmëve” janë paraqitur paraprakisht püermes facebook-ut rreth 1500 veta për pjesëmarrje. Ndërsa në mbrëmjen e djeshme në qytetin e vjetër të Aaraut kanë marshuar në qetësi rreth 3500 veta.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













