Lajme
Gjermania planifikon rritje të madhe të taksës mbi duhanin, një pako cigare mund të kushtojë 12 euro
Qeveria synon të ulë numrin e duhanpirësve dhe njëkohësisht të sigurojë miliarda euro të ardhura shtesë për buxhetin e shtetit.
Qeveria gjermane po planifikon një rritje më të madhe të taksës mbi produktet e duhanit sesa ishte parashikuar fillimisht. Sipas një propozimi të Ministrisë së Financave, çmimi i një pakete me 20 cigare pritet të arrijë në pothuajse 12 euro deri në vitin 2030, përcjell albinfo.ch.
Sipas dokumentit të siguruar nga Rrjeti Editorial Gjerman (RND), rritja do të bëhet në mënyrë graduale, duke e bërë një paketë cigaresh rreth 40 cent më të shtrenjtë nga sa ishte planifikuar më parë.
Projektligji parashikon gjithashtu rritje vjetore të taksave edhe për cigaret e mbështjella, duhanin e pipës, purot, si dhe produktet alternative të duhanit. Edhe lëngjet për cigaret elektronike do të preken nga ndryshimet, me taksën që do të rritet me një cent për mililitër çdo vit.
Sipas qeverisë gjermane, masa synon jo vetëm të rrisë të ardhurat buxhetore, por edhe të mbrojë shëndetin publik duke ulur numrin e duhanpirësve, veçanërisht tek të rinjtë.
Arsye tjetër e rëndësishme për këtë vendim është nevoja për të përballuar deficitin në buxhetin federal. Autoritetet vlerësojnë se rritja e taksave do t’i sjellë shtetit rreth 756 milionë euro të ardhura shtesë në vitin 2027, ndërsa deri në vitin 2030 këto të ardhura pritet të tejkalojnë 3.5 miliardë euro në vit.
Nëse propozimi miratohet, Gjermania do të jetë ndër vendet evropiane me çmimet më të larta të cigareve, në kuadër të politikave për reduktimin e konsumit të duhanit dhe forcimin e financave publike. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar I riu humbi jetën pas një përleshjeje mes dy grupeve në Cremas, ndërsa policia identifikoi autorët... -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në pesë minuta -
Itali
Shqiptari humb jetën në një aksident tragjik me motoçikletë në Itali
Jeta në Zvicër
-
Raca më e adhuruar e deleve në Zvicër që po mahnit turistët Me fytyrë të zezë e lesh të bardhë – Valais Blacknose, delja... -
Roboti zviceran që mund të ndryshojë të ardhmen e stomatologjisë -
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit











