Lajme
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova
Ceremonia do të mbahet më 23 korrik në Slavonski Brod, në nderim të kosovarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit në vitin 2021.
Pesë vjet pas aksidentit tragjik që tronditi Kosovën, në qytetin e Slavonski Brod-it në Kroaci do të inaugurohet një pllakë përkujtimore në nderim të 10 viktimave që humbën jetën në aksidentin e autobusit më 25 korrik 2021, transmeton albinfo.ch.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, e cila njoftoi se ceremonia e zbulimit të pllakës përkujtimore do të mbahet më 23 korrik 2026, duke filluar nga ora 10:30.
Sipas Ambasadës, kjo ceremoni organizohet në shenjë nderimi dhe kujtimi të përhershëm për viktimat e tragjedisë, duke përcjellë një mesazh respekti, solidariteti dhe kujtese institucionale.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, përfaqësues të autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brod-it, përfaqësues të Prefekturës Brod-Posavinë, si dhe përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Kroaci.
Mëngjesin e 25 korrikut 2021, një autobus i kompanisë kosovare “Deva Tours”, i cili po udhëtonte nga Frankfurti i Gjermanisë drejt Kosovës me rreth 60 pasagjerë, doli nga rruga në Slavonski Brod. Si pasojë e aksidentit humbën jetën 10 persona, ndërsa mbi 30 të tjerë mbetën të lënduar.
Për këtë aksident u arrestua shoferi i autobusit, i cili para autoriteteve kroate deklaroi se për një moment e kishte zënë gjumi gjatë vozitjes./Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/1CNud5dy7r/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Angli
Gjendet i vdekur 28-vjeçari shqiptar në Angli, policia heton rastin si vrasje
Jeta në Zvicër
-
Bien me 16% kërkesat për azil në Zvicër gjatë gjysmës së parë të vitit Autoritetet regjistruan 9.734 aplikime, ndërsa rënia lidhet me më pak mbërritje migrantësh në Itali dhe më... -
Nga sot bien temperaturat në Zvicër, vapës i vjen fundi -
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»














