Lajme
Ngrihet alarmi në Gjermani: Ekziston rreziku i sulmeve terroriste
Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka ngritur nivelin e kërcënimit ndaj sigurisë në vend, duke paralajmëruar se planet për sulme që synojnë Gjermaninë janë “qartësisht të identifikueshme”.
Dobrindt tha se rritja e numrit të raportimeve dhe informacionit të inteligjencës e ka çuar në ngritjen e nivelit të mëparshëm abstrakt të kërcënimit në një “nivel të lartë kërcënimi”, shkruan Welt am Sonntag, transmeton albinfo.ch.
“Kjo do të thotë se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për rrezikun e sulmeve terroriste në çdo kohë”, tha ai.
Tutje ai shtoi se sulmet e planifikuara synojnë jo vetëm infrastrukturën kritike, por edhe individë dhe institucione teksa u shpreh se autoritetet gjermane të sigurisë së fundmi penguan një sulm të planifikuar me bombë, i cili dyshohet se ishte organizuar nga persona të rekrutuar që vepronin për shërbime të huaja të inteligjencës.
Ministri gjerman gjithashtu njoftoi planet për zgjerimin e kompetencave të agjencive gjermane të inteligjencës përmes një reforme të legjislacionit për inteligjencën, e cila pritet të shqyrtohet nga kabineti qeveritar më vonë gjatë kësaj vere.
Sipas këtyre ndryshimeve, shërbimet e inteligjencës do të lejohen të ndërhyjnë drejtpërdrejt në situata të caktuara me rrezik të lartë, në vend që të kufizohen vetëm në mbledhjen dhe analizimin e informacionit.
Ai tha se projektligji mund t’u japë oficerëve të inteligjencës së brendshme të drejtën të hyjnë dhe të kontrollojnë banesa në situata urgjente terroriste, nëse policia nuk është në gjendje të reagojë në kohë. Reformat do t’u japin gjithashtu agjencive gjermane të inteligjencës së brendshme dhe të jashtme kompetenca të kufizuara operacionale, përfshirë mundësinë për të ndërmarrë “masa mbrojtëse” me qëllim pengimin e aktiviteteve të spiunazhit ose sulmeve të planifikuara.
Këto masa do të kërkojnë miratimin paraprak të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të vendit.
Dobrindt u shpreh se ndarja mes shërbimeve të inteligjencës dhe policisë do të mbetet në fuqi, duke shtuar se arrestimet do të vazhdojnë të kryhen ekskluzivisht nga autoritetet policore.
Kabineti qeveritar i vendit pritet t’i diskutojë këto reforma të propozuara më 13 gusht.
Dobrindt gjithashtu theksoi se autoritetet e sigurisë kanë shtuar vëmendjen ndaj ekstremizmit të dhunshëm të majtë.
E-Diaspora
-
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” Në Bulevardin e Qytetit në Podujevë sot është hapur Panairi me produkte artizanale, me të cilin... -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo
Jeta në Zvicër
-
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër Një peticion me mbi 110 mijë nënshkrime, i dorëzuar të hënën në Kancelarinë Federale të Zvicrës,... -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane -
Mblidhen 110 mijë nënshkrime, peticioni zviceran kërkon gjashtë muaj leje lindjeje -
Zvicra po përballet me një formë të re ekstremizmi në vitin 2026












