Shqipëria

Shqipëri: Mbahet protesta e 53-të, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Protestuesit paralajmërojnë se do të vazhdojnë demonstratat derisa kryeministri të largohet nga detyra, ndërsa kërkojnë edhe hetimin e tij nga SPAK.

Protestuesit në Shqipëri kanë zhvilluar protestën e 53-të kundër qeverisë, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), përcjell albinfo.ch.

Fillimisht, protestuesit u mblodhën para zyrës së Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën kërkesat e tyre për largimin e Ramës nga detyra.

Më pas, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, ndërsa organizatorët njoftuan se protestat do të vazhdojnë derisa kryeministri të japë dorëheqje.

Protestuesit u bënë gjithashtu thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit në orën 08:30 për të vijuar aktivitetet dhe organizimin e protestës.

Organizatorët kanë theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin qytetar edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre ndaj qeverisë. /Albinfo.ch