Lajme
Falimentimet e bizneseve në Gjermani arrijnë nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit
Sipas Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike, numri i kompanive që kanë falimentuar vazhdon të rritet, ndërsa ekspertët e lidhin këtë me sfidat e vazhdueshme ekonomike.
Falimentimet e bizneseve në Gjermani kanë arritur nivelin më të lartë në dy dekadat e fundit, duke reflektuar vështirësitë me të cilat po përballet ekonomia më e madhe e Evropës, transmeton albinfo.ch.
Sipas një studimi të Institutit Leibniz për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH), në muajin qershor norma e falimentimeve për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe shoqëritë aksionare ishte rreth 80 për qind më e lartë krahasuar me mesataren e periudhës 2016–2019, pra para pandemisë së COVID-19.
Në analizë nuk janë përfshirë sipërmarrjet individuale, profesionet e lira dhe bizneset e vogla, pasi ndikimi i tyre në tregun e punës konsiderohet më i kufizuar. Sipas IWH-së, shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe ato aksionare përfaqësojnë rreth 90 për qind të vendeve të punës të prekura nga falimentimet dhe 95 për qind të kërkesave financiare në procedurat e falimentimit.
Steffen Müller, drejtor i kërkimeve për falimentimet në IWH, ka deklaruar se numri i falimentimeve të bizneseve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026 ka arritur nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit.
Sipas tij, ky zhvillim nuk është i papritur, pasi gjatë tremujorëve të fundit është regjistruar një rritje e vazhdueshme e kompanive që kanë hyrë në procedurat e falimentimit.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se rritja e falimentimeve nuk tregon domosdoshmërisht një kolaps të ekonomisë gjermane. Paralelisht, edhe numri i bizneseve të reja po shënon rritje, duke sugjeruar se ekonomia ndodhet në një fazë transformimi dhe riorganizimi të tregut, ku disa kompani largohen, ndërsa të tjera krijohen për t’iu përshtatur kushteve të reja ekonomike. /Albbinfo.ch
E-Diaspora
-
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova Rita Ora “ndez” Vjenën dhe prek zemrat me mesazhin për Kosovën... -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë -
Britani
Shkoi e vetme në Britani në moshën 16-vjeçare, shqiptarja realizon ëndrrën e madhe -
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Organizohen aktivitete përkujtimore për Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë, Konsullata e Përgjithshme e Republikës... -
Zjarret në jugperëndim të Francës detyrojnë evakuimin e rreth 20 mijë personave -
Ndryshimi i klimës po sjell modele të reja reshjesh në Zvicër. -
Qytetet zvicerane kërkojnë zgjidhje për kaosin me skuterët elektrikë me qira -
Apartamentet luksoze në katet e fundit po humbasin popullaritetin në Zvicër












