Kriza në Ukrainë

Presidenti amerikan dhe ai ukrainas pritet të takohen në Uashington të martën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet takohen të martën në Uashington, njoftoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Zelensky njoftoi se forcat ukrainase kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave strategjike në territorin rus teksa sipas tij, është goditur një kompani e pajisjeve ushtarake në qytetin rus të Kirovit, e cila prodhon komponentë për avionë dhe sisteme raketash që përdoren në sulmet kundër Ukrainës.

Presidenti ukrainas bëri të ditur gjithashtu se është goditur edhe një strukturë nafte, rreth 1,350 kilometra larg kufirit ukrainas. Ai raportoi edhe për sulme të suksesshme ndaj objekteve logjistike ruse, të cilat, sipas tij, furnizojnë ushtrinë ruse me komponentë për dronë, pajisje navigimi dhe mjete të tjera ushtarake.

“Më e rëndësishmja, operacioni kundër objekteve logjistike ruse, të cilat furnizojnë ushtrinë pushtuese me komponentë dronësh, pajisje navigimi dhe pajisje ushtarake, është duke u zhvilluar”, shkroi ai, transmeton albinfo.ch.