Jeta në Zvicër
Shkatërrohet nga zjarri strehimorja e azilkërkuesve
Një strehimore e refugjatëve në Zvicër u shkatërrua nga zjarri, duke lënë 24 banorët e saj aktualë të pastrehë, tha policia kantonale.
Sipas hetuesve, zjarri shpërtheu në qendrën për strehimin e azilkërkuesve. Deri tani nuk ka të dhëna se ishte zjarrvënie, tha një zëdhënës i policisë.
Më shumë se 70 zjarrfikës dy orë u përpoqën të shuajnë zjarrin që shpërtheu pak pas mesnate në Kaltbrun, në kantonin e St. Gallen-it.
Gjatë shpërthimit të zjarrit kanë qenë vetëm 14 banorë që dolën të padëmtuar nga ndërtesa.
Azilkërkuesit janë vendosur përkohësisht në një ndërtesë komunale dhe komuna do të duhet të gjejë nje hapësirë për strehim të përkohshëm.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s













