Jeta në Zvicër
Sommaruga në OKB apelon për më shumë unitet në mes shteteve
Presidentja e Federatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga në fjalimin e saj të mbajtur të hënën në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork ka apeluar për më shumë frymë përbashkësie ne mes të shteteve.
Ajo ka theksuar se edhe më tutje ndodh shumë shpesh që interesat nacionale të bëhen pengesë kur është fjala për zgjidhjen e problemeve aktuale. Kështu për shembull, kriza e refugjatëve në lindjen e afërme mund të zgjidhet vetëm në mënyrë të përbashkët, përndryshe të gjithë në fund do të jemi humbës. Humbin migrantët dhe solidariteti në mes të shteteve dështon.
Sommaruga kërkon një OKB të fuqishme dhe të gatshme për reformim. Kjo për faktin se në botë ka shumë kriza dhe luftëra. Pastaj, ka shtuar ajo, mirëqenia në botë nuk është e ndarë as afërsisht në mënyrë të barabartë.
Zvicra është e bindur se një qasje thjesht ushtarake nuk mjafton për zgjidhjen e konfliktit. OKB-ja duhet që secilin nga misinet e saj ta ndërtojë mbi një strategji për zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit.
Nga ana tjetër Sommaruga ka thënë se sistemi humanitar po vjen në kufijtë e vet të fundit të durimit pasi që krizat janë bërë më të shumta në numër, më të gjata dhe më komplekse. Në vitin 2015 në botë kanë kërkuar ndihë humanitare 82 milionë njerëz, numër ky më i madhi në historinë deritashme
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade Rrjeti i dendur i transportit dhe ndarja e korsive mes mjeteve konsiderohen ndër shkaqet kryesore të... -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla














