Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
Për Herolindën, politika është “sport” i shtigjeve të gjata
„Me rëndësi është që kam filluar të merrem me politikë. Prandaj nuk do të ndalem", thotë për albinfo.ch, Herolinda Avdili-Rexhepi
Në mesin e 15 emrave shqiptarë me rrënjë nga Kosova e Maqedonia që në garën e tyre për Parlamentin Nacional, kanë zgjedhur CVP-PDC-në, subjektin politik që mbështetet në vlerat kristiane, është edhe Herolinda Rexhepi.
22-vjeçarja ka tre vjet që merret me politikë dhe është e vetëdijshme se shanset për të fituar janë të vogla, por thotë se është e re në moshë dhe ka kohë që të zgjidhet herëve tjera. „Me rëndësi është që kam filluar të merrem me politikë. Prandaj nuk do të ndalem”, thotë për albinfo.ch, Herolinda Avdili-Rexhepi.
Komuniteti shqiptar të mendojë edhe politikisht
„Nëse zgjidhem deputete, do të angazhohem për familjen, si një prioritet i CVP-së, integrimin e të huajve në shoqërinë zvicerane, si dhe në fuqizimin dhe masivizimin e CVP-së si parti e vlerave demokratike”, përgjigjet Herolinda.
Ajo thotë se votuesit zviceranë me prejardhje të huaj duhet të mendojnë mirë që të jenë pjesë e politikës, duhet të votojnë, dhe duhet të inkuadrohen në shoqërinë zvicerane.
„Komuniteti shqiptar kohëve të fundit ka bërë përparime në aspektin e integrimit dhe shkollimit këtu në Zvicër. Unë konsideroj se janë pjekur kushtet që komuniteti shqiptar të mendojë dhe të veprojë politikisht”, mendon Herolinda.
„Në Zvicër, një person që e sprovon veten në politikë përfiton shumë, në radhë të parë në organizimin politik, i cili për ne shqiptarët është diçka e re, sidomos në zgjedhjet nacionale të këtushme”, thotë Herolinda Rexhepi.
Angazhimi në politikë, përvojë e mirë për Herolindën
Herolinda si kandidate për zgjedhjet nacionale për çdo ditë po bën përpjekje që tē përfitojë sa ma tepër nga elektorati duke e prezantuar projektin politik të CVP.
Ajo nuk ka pasur kurrë probleme si “sekonda” pasi që është e integruar mirë.
“Më e rëndësishmja për mua është që të jem një shembull i mirë për të gjithë ata që janë tepër pak të integruar”, kishte thënë në këtë ballafaqim zvicerania me rrënjë nga Kosova.
Herolinda Avdili-Rexhepi ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Ajo ka mbaruar shkollën e pedagogjisë për njerëz me aftësi të kufizuara. Si hobi e ka pasur boksin. Ajo është aktualisht ndihmëse infermiere 22 vjeçare, prindërit e së cilës dikur moti kishin ardhur në Zvicër nga Kosova, vend i karakterizuar si mysliman. E martuar, e rritur dhe e natyralizuar në Solothurn. Politikania me prejardhje nga Kosova është angazhuar edhe në projekte humanitare, duke shpërndarë ndihma në Kosovë. Në politikë është inkuadruar prej vitit 2013, duke aderuar në partinë e të rinjve të CVP-së të Solothurnit.
“Boks miqësor” me politikanin e EDU-së
Ditë më parë ajo ishte pjesë e serisë së ballafaqimeve të kandidatëve që përfaqësojnë vlera të kundërta në garën zgjedhore për Parlamentin e Zvicrës.
Me atë rast Herolinda ishte ballafaquar me Eduard Winistörfer (67 vjeç), shef shitjeje i pensionuar dhe kryetar kantonal i partisë EDU. Politika e tij orientohet nga dhjetë urdhëresat biblike dhe nuk dëshiron përhapjen e islamit në Zvicër. Te publiku ka lënë mbresa qëndrimi i saj i hapur për shumë çështje, në mesin e të cilave edhe për religjionin.
Të tjera nga Shqiptaro-zviceranët dhe Zgjedhjet Federale 2015
E-Diaspora
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje Bëhet e ditur se Baleti Kombëtar i Kosovës, do të realizojë edhe një paraqitje tjetër të...
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
Jeta në Zvicër
-
Komiteti parlamentar zviceran kërkon 15 milionë CHF për Kampionatin Evropian të Futbollit për Femra 2025 Një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve të Zvicrës ka votuar në favor të një propozimi për...
-
Presidenti i SNB-së paralajmëron për goditje të mundshme inflacioni në Zvicër
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
-
SNB, 58.8 miliardë fitim neto në tremujorin e parë
-
Konsumatorët zviceranë kanë më shumë para, por më pak fuqi blerëse