Jeta në Zvicër
Kandidateve për “Miss Zvicra” u ndalohen takimet me të dashurit e tyre
dashurit e 12 finalistëve në “Miss Zvicra 2015” e kanë të ndaluar të hynë në vendin ku qëndrojnë miss-et
Ato duhet të jenë seksi dhe për këtë duhet edhe të vuajnë. Dymbëdhjetë femrat më të bukura të Zvicrës janë vendosur në Hotel Kameha Grand në Cyrih. Ato mësojnë se si duhet të ecin në skenë, si duhet të kërkojnë mbështetje për t’u votuar për to dhe si duhet të përgjigjen mençur në intervista. Në mbrëmje vajzat shtrihen të stërlodhura në shtrat, por pa përqafimin e të dashurve të tyre. Ata e kanë të ndaluar të futen në kampin e miss-eve.
“Kandidatet janë nga mëngjesi deri në mbrëmje të zëna me aktivitete të ndryshme. Ato duhet gjithmonë të jenë të freskëta”, thotë zëdhënësi i “Miss Zvicra”. “Kjo kërkohet prej tyre që të jenë në shkallën maksimale të personalitetit”, tregon ai për “blick.ch”, transmeton “albinfo.ch”.
Lidhjet e dashurisë që kanë këto vajza nuk janë gjithmonë të lehta për to.
“Më mungon shumë i dashuri im”, thotë pedagogia nga Luzerni, Michele Rosch, 24 vjeçare, e cila për afro dy vjet ishte në lidhje me studentin e makinerisë Marion. “Është diçka shumë qesharake, me qëndruar vetëm”, thotë Monika Buser (19 vjeçare) nga Baseli. Ajo është që një vit e gjysmë është në lidhje me bankierin, Mathias.
Zëdhënësi i “Miss Zvicra” është shprehur se vajzat duhet të jenë të koncentruara në detyrat e tyre dhe nuk duhet të hutohen nga asgjë dhe nga askush.
Në mesin e dymbëdhjetë vajzave janë edhe dy shqiptare, Sindi Arifi dhe Nasibe Ali të cilat gjithashtu kanë treguar se janë në lidhje dashurie. Finalja e “Miss Zvicra 2015” do të mbahet më 7 nëntor.
albinfo.ch
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















