E-Diaspora
Rriten sulmet ndaj qendrave të azilantëve
Zyra Federale e Kriminalistës (BKA) tha se po shtohet rreziku për sulme ndaj azilantëve, por edhe ndaj ndihmësve të tyre
Zyra Federale e Kriminalistës (BKA) ka alarmuar mediat se refugjatët dhe aktivistët humanitarë kanë shumë gjasa të vihen gjithnjë e më shumë në shënjestër të ekstremistëve të djathtë.
Sipas një dokumenti edhe menaxherët e qendrave të strehimit, por edhe politikanët mund të bëhen objekt sulmesh.
Madje edhe persona që nga pamja e jashtme mund të konsiderohen si refugjatë, ka rrezik të jenë pre e sulmeve të ekstremistëve të djathtë.
Sipas këtij institucioni gjerman, “spektri shumë i heterogjen i ekstremistëve të djathtë” gjen në këtë pikë “konsesusin ideologjik”.
Krahas zjarrëvënieve, autorët janë të gatshëm të përdorin edhe gjësende tjera për të silmuar azilkërkuesit.
BKA i trembet edhe përdorimit të formave të reja si bllokadën e shinave të trenit apo të autostradave për të penguar ardhjen e refugjatëve.
Thomas de Maiziere bëri përgjegjës, sipas DW, nxitjen e urrejtjes nga ana e ekstremistëve të djathtë për shtimin e dhunës kundër refugjatëve dhe politikanëve që angazhohen për refugjatët. Sulmet kundër qendrave të azilantëve ai i cilësoi si “të turpshme dhe një turp për vendin tonë”.
Megjithatë ministri i brendshëm gjerman theksoi se bëhet fjalë për indicidë të veçantë, dhe se “ende nuk mund të flitet për terrorizmin e djathtë”.
Megjithatë “rreziku qëndron dhe ne e kemi fokusuar këtu vëmendjen”, ka thënë de Maiziere.
Mbi rrezikun e terrorizmit të ekstremistëve të djathtë në Gjermani ka paralajmëruar edhe shërbimi sekret gjerman.
Kreu i Entit të Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen ka thënë për gazetën “Stern” se “nuk mund të përjashtojmë që në një klimë të tillë të krijohen grupime të caktuara që janë të gatshme për të bërë atentate me sfond ekstremist”.
Sulmet në rritje kundër qendrave të azilantëve po tregojnë se pragu për të përdorur dhunën po shkelet gjithnjë e më shpesh.
E-Diaspora
-
Komun Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi "Shpallja Qytetar Nderi buron nga mirënjohja e thellë për punën e tij të palodhshme të përhapjes... -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër -
SHBA
“Xhamadani vija-vija” jehon në United Center, Bulls sjellin atmosferë shqiptare në NBA -
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental Pas vitesh problemesh me vrimat në djathin Emmental, prodhuesit zviceranë të djathit tani lejohen të përdorin... -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë -
Erë dhe stuhi e fortë për dhjetë ditë, pse kaq gjatë? -
Gjashtë qytetet e preferuara të zviceranëve jashtë vendit -
Llogaritë e Kantoneve për vitin 2025 mbyllen kryesisht me fitim














