Lajme
Ermina Përlaskaj, për herë të dytë, kandidate për Parlamentin e Kroacisë
Shqiptarja nga Kosova, Ermina Lekaj Përlaskaj, ka kandiduar në zgjedhjet parlamentare në Kroaci që do të mbahen më 8 nëntor.
Ermina Lekaj Përlaskaj garon për herë të dytë. Katër vjet më parë ajo ishte shumë afër fitores, por nuk arriti të fitojë ulësen e deputetes për një numër të vogël të votive.
Ermina vjen nga Kosova, ndërsa është shkolluar në Rijekë. Është juriste e diplomuar, si dhe ka të dhënë provimin e jurisprudencës. Aktualisht është duke vijuar studimet pasuniversitare në Menaxhim të Marketingut.
Falë përgatitjes profesionale, ajo punon si konsulente për prokurim publik, ndërsa nga viti 2000 është e punësuar si drejtoreshë për çështje juridike – ligjore, publike dhe kadrovike në Ujësjellësin Zhrnovnica d.o.o., në Novi Vinodolski.
Falë punës dhe angazhimit të saj, Ermina vendosi të kandidojë për ulësen e deputetes në zonën elektorale XII, si kandidate e pavarur për pjesëtarët e minoriteteve kombëtare shqiptare, boshnjake, malazeze, maqedonase dhe sllovene.
Kandidatja Ermina Lekaj Përlaskaj garon nën moton “Dil voto, vendos për veten”.
Ajo u premton zgjedhësve, sidomos atyre shqiptarë në Kroaci, se nuk do të zhgënjehen nëse votojnë për të.
“Duke konsideruar faktin ligjor se edhe shqiptarët kanë aftësinë për përfaqësim në organin më të lartë ligjvënës të Republikës së Kroacisë, është shumë e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të thyer paragjykimet mbi pakicat kombëtare”, thotë Përlaskaj.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar
















