Lajme
Nga 1 janari 2023, Kroacia vendos euro-n si valutë
Kroacia do të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës, duke e pasur euron si valutë të saj. Komisioni Evropian konfirmoi të mërkurën se Kroacia i ka përmbushur kushtet për vendosjen e euros nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Përmes raportit për konvergjencë, me të cilin vlerësohet niveli i përgatitjes së vendeve anëtare të BE-së për t’u anëtarësuar edhe në eurozonë, Komisioni Evropian të mërkurën ka konfirmuar se Kroacia është i vetmi nga shtetet që ende nuk kanë euron si valutë zyrtare që i ka përmbushur të gjitha kriteret. Në këtë mënyrë vendosja e euros në qarkullim në Kroaci nga 1 janari i vitit 2023 mbetet vetëm një formalitet.
Komisioni Evropian në të njëjtën kohë, krahas konfirmimit se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kushtet, ka miratuar edhe propozimin ligjor për vendimin e Këshillit, me të cilin do të përmbyllet procedura. Pritet që Këshilli në pjesën e parë të muajit korrik të marrë vendimin përfundimtar formal.
Krahas Kroacisë, Komisioni ka vlerësuar edhe Suedinë, Çekinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. Ato i kanë përmbushur shumicën e kritereve, por jo të gjitha.
Konfirmimin se Kroacia tashmë mund t’i bashkohet eurozonës e kanë quajtur historik edhe zyrtarët e lartë të BE-së në Bruksel.
“Për më pak se një dhjetëvjeçar prej kur ka hyrë në BE, Kroacia është e gatshme të anëtarësohet në eurozonë më 1 janar. Me vendosjen e euros, Kroacia do të forcojë ekonominë e saj, por do ta bëjë edhe euron një valutë më të fortë”, ka thënë me këtë rast Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka shtuar se “njëzet vjet prej kur kanë hyrë në qarkullim monedhat e para të euros, kjo valutë është bërë një prej më të fuqishmëve në botë. Ka përmirësuar jetën e miliona njerëzve në Bashkimin Evropian dhe është bërë simbol i forcës dhe unitetit”.
Komisionari i BE-së për ekonomi, Paolo Gentiloni, ka thënë se qytetarët e Kroacisë tashmë do t’u bashkohen rreth 340 milionë qytetarëve të vendeve të tjera të BE-së që kanë euron si valutë.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së, Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit. Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre, por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen. Për momentin në euro zonë janë 19 nga 27 vende anëtare të BE-së, e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi, dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
Krahas Komisionit Evropian, edhe Banka Qendrore Evropiane me seli në Frankfurt të Gjermanisë ka konfirmuar se Kroacia i ka përmbushur të gjitha kriteret për të hyrë në eurozonë./REL
E-Diaspora
-
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës Bashkëpunim i Shoqatës "Yjet e Kosovës" dhe ansamblit të muzikës klasike KamerAL Ensemble që vepron në... -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër -
Dietikon, Zvicër
Del para gjyqit në Zvicër Imami shqiptar -
Zvicër
Kosovari hero në Zvicër, shpëton të moshuarit nga zjarri në shtëpinë e pleqve -
Suedi
Trajnerja shqiptare në krye të kampionit suedez Hacken
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë rregullat e Zvicrës për patinazhin ose ecjen në liqene të ngrira? Kur temperatura bie nën zero dhe uji në disa liqene zvicerane shndërrohet në akull, mund të... -
Ikjet pas aksidentive të rënda, një fenomen i vështirë për t’u identifikuar -
A mund të imponojë Zvicra vaksinime të detyrueshme? -
Pasagjerët e fluturimeve zvicerane përballen me rregulla të reja për marrjen e baterive në aeroplan -
Disa viktima të zjarrit u liruan – një udhëtim i gjatë për të tjerët












