CH-Ballkani
Mërgimtarët nuk dëshirojnë të blejnë banesa në Prishtinë
Mërgimtarët i kanë blerë edhe i kanë lënë banesat e tyre të zbrazta e të mobiluara në Prishtinë, por nuk do të blejnë më në të ardhmen, kështu thonë të paktën në sondazhin e realizuar nga albinfo.ch.
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës thonë se pjesa më e madhe e apartamenteve janë të pabanuara për shkak se ato janë ende pa u shitur, por edhe një pjesë e konsiderueshme prej tyre janë blerë nga bashkatdhetarët tanë, të cilët jetojnë nëpër vende të ndryshme të Evropës Perëndimore dhe të njëjtat i shfrytëzojnë vetëm gjatë pushimeve.
Këtë të fundit e konfirmon edhe sondazhi i realizuar nga platforma albinfo.ch.
Të anketuarit kanë pohuar se kanë blerë banesa në Prishtinë (13%), por shumica e të anketurve janë përgjigjur negativisht në pyetjen e albinfo.ch (63%) se nuk do të blejnë apartamente në kryeqytetin e Kosovës, me siguri për shkak të çmimit që vazhdon të jetë i lartë edhe përkundër faktit që një pjesë e madhe e ndërtesave kolektive në këto lagje janë boshe, apo ndoshta edhe nga zhvillimet e tjera në vend.
Ka të tillë që e kanë deklaruar në sondazh (23%) se e kanë në plan në të ardhmen të sigurojnë banimin në Prishtinë.
Albinfo.ch ka raportuar nga Prishtina për çmime të larta të apartamenteve, edhe pse shumica prej tyre thuhet se janë bosh për shkak se ato janë ende pa u shitur.
http://www.albinfo.ch/banesat-bosh-cmimet-e-larta/#sthash.5UuIkpca.dpuf
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto












