Zhvillim
Presidenti i Austrisë, me investitorë, nesër në Kosovë
Ai do të shoqërohet nga përfaqësuesit e 25 bizneseve austriake të cilët kanë investuar apo janë kandidatë potencialë për të investuar në Kosovë

Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer nesër nis vizitën e tij dy ditore në Kosovë. Ai do të shoqërohet nga përfaqësuesit e 25 bizneseve austriake të cilët kanë investuar apo janë kandidatë potencialë për të investuar në Kosovë. Bashkë me ta në këtë delegacion do të marrin pjesë edhe disa firma të shqiptarëve nga Austria të cilat janë pjesë e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri.
Delegacioni do të qëndrojë më 28 dhe 29 tetor në Prishtinë dhe, përveç takimeve në nivelin politik, do të marrë pjesë edhe në forumin e bizneseve nga Austria dhe Kosova.
Sipas Zyrës së Presidencës së Kosovës gjatë vizitës presidenti Fischer do të sjellë me vete investitorë austriakë të cilët krahas me bizneset kosovare do të zhvillojnë një forum ekonomik për të diskutuar mundësitë e investimit në Kosovë.
“Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh në fushën e ekonomisë dhe të mjekësisë. Ai po ashtu do të takojë kryetarin dhe Kryesinë e Kuvendit, si dhe kryeministrin Mustafa”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të presidentes.
Në realizimin e kësaj vizite kontribut të çmueshëm ka dhënë edhe Oda Ekonomike e Kosovës si partnere e respektuar e Odës Federale Ekonomike të Austrisë dhe Zyrës Tregtare pranë Ambasadës së Austrisë në Kosovë.
Në kuadër të vizitës së presidentit Fischer më 28 tetor në “Hotel Swiss Diamond” në Prishtinë do të mbahet takimi B2B në mes të firmave austriake dhe atyre nga Kosova.
Ndërsa 29 tetor do të mbahet forumi më i madh ekonomik i dy vendeve në të cilin do të marrin pjesë presidentët e të dy vendeve, Atifete Jahjaga dhe Heinz Fischer, ministrat e Financave dhe Tregtisë e Industrisë të Kosovës dhe kryetarët e odave ekonomike të Kosovës dhe Austrisë.
Presindenti austriak nuk do të flasë para deputetëve nga shkaku i bllokadës
Gjatë vizitës së Presidentit të Austrisë në Kosovë ishte paraparë të mbahet edhe një fjalim para deputetëve në Kuvendin e Kosovës por si pasojë e bllokimit të seancave, kjo që nuk do të ndodhë. Këtë e ka konfirmuar edhe vet kryeparlamentari Kadri Veseli.
“Këtë javë kemi një mysafir të veçantë në Kuvendin e Kosovës, presidentin e Austrisë z. Heinz Fischer. Ishte dëshira e tij, e një miku të nderuar të vendit tonë, që t’u drejtohet me një fjalë rasti të zgjedhurve të popullit të Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk do të ndodhë. Arsyet janë të qarta dhe të kuptueshme, bllokimi i dhunshëm dhe antidemokratik i punës së Kuvendit. A është kjo alternativa e opozitës për vendin? Të izolojë Kosovën dhe ta lërë atë pa miq në këtë botë të trazuar? A është kjo tradita jonë e mikpritjes kur të vjen miku në shtëpi për të nderuar dhe ti nuk ke mundësi ta nderosh?”, ka njoftuar ai përmes faqes së tij.
E-Diaspora
-
Dërgoni fëmijët në shkollat shqipe në Zvicër, regjistrimet fillojnë nga nesër, më 15 gusht Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë fton të gjithë prindërit shqiptarë që jetojnë në Zvicër...
-
Konsullata e Kosovës në Dyseldorf hap thirrjen për praktika ndërkombëtare
-
Gjenevë
Donis Sadushaj: Juristi shqiptar në zemër të diplomacisë zvicerane
-
Afro 3 orë pritje në dalje të pikës Merdarë
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar
Jeta në Zvicër
-
Rrezik shumë i lartë për zjarre në pyje në disa rajone të Valais Kantoni Valais po përballet me një rrezik të lartë për zjarre në pyje. Niveli maksimal i...
-
Trafiku i bllokuar në aksin Grand-Saint-Bernard pas daljes nga shtrati të dy përrenjve
-
Fshati i shkatërruar zviceran – Blatten do të rindërtohet brenda katër vitesh
-
SVP dëshiron t’u japë përparësi zviceranëve për apartamentet në Cyrih
-
Studimi zviceran shqyrton pse gratë dhe burrat zgjedhin profesione të ndryshme