Lajme
Shqipëria, një rast i veçantë!
gGatë tetorit në Gjermani kanë kërkuar azil 4549 shtetas të Shqipërisë (në gusht kanë qenë 8200), në një kohë kur nga Serbia këtë e kishin bërë 861 persona, nga Maqedonia 703, nga Kosova 619 etj.
Gjatë tetorit në Gjermani është shënuar një rënie e mëtejshme e numri të refugjatëve nga Ballkani. Siç bën të ditur Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) gjatë muajit të kaluar vetëm çdo i dhjeti azilkërkues ka qenë ballkanas. Kur dihet se në muajt e parë të vitit ata përbënin deri 60 % të numrit të përhjithshëm, kjo tregon trendin e qarte të rënies dhe është kryesisht si rezultat i shpalljes së vendeve ballkanike si “vende të sigurta të prejardhjes”, shkruan ntv.de.
Por, edhe këtu kemi një përjashtim: numri i azilkërkuesve nga Shqipëria me gjithë një rënie relative, vazhdon të jetë i madh, transmeton albinfo.ch. Kështu gjatë tetorit në Gjermani kanë kërkuar azil 4549 shtetas të Shqipërisë (në gusht kanë qenë 8200), në një kohë kur nga Serbia këtë e kishin bërë 861 persona, nga Maqedonia 703, nga Kosova 619 etj.
Rënie veçanërisht të madhe ka shënuar numri i azilkërkuesve nga Kosova. Numri më i madh i kërkesave për azil të bëra nga kosovarët është regjistruar në muajin mars, plot 11.000. Ndërsa menjëherë në prill ky numër kishte rënë në 4300 për të vazhduar më tutje me një rënie të madhe. Nga gushti e tutje në Gjermani vijnë mesatarisht vetëm nga 600 sish.
Por edhe pse me rënie, numri i përgjithshëm i kosovarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani deri në fund të tetorit është 32.000 veta dhe i vendos ata në vendin e tretë, pas azilkërkuesve nga Siria dhe atyre nga Shqipëria.
Nga Shqipëria, trendi ka qenë i ndryshëm: kulmi është arritur në gusht, me 8200 azilkërkues, transmeton albinfo.ch. Ndërsa ka qenë pikërisht mungesa e zvogëlimit të numrit të azilkërkuesve nga ky vend, arsyeja e vizitës që ministri i brendshëm gjerman po i bën sot Shqipërisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së I riu ishte një nga vetëm 12 studentët ndërkombëtarë mes 1056 të diplomuarve në akademinë amerikane... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër Studim i ri tregon rritje të ndjeshme të hendekut të qirave, sidomos në Cyrih dhe Gjenevë... -
Revista kanadeze rendit qytetet më të mira të vogla në Zvicër për pensionistët e huaj -
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë















