albinfo.ch
CH-Ballkani
Fusha e futbollit bartet nga Cyrihu në Lipjan
Të gjithë barin sintetik nga një sadium i Cyrihut, Blerim Duriqi e kishte ngarkuar në 10 kamionë pë ta dërguar në vendlindje
Fusha e ftubollit në Lipjan shumë shpejt do të marrë pamjen e fushave me standarde të UEFA-së. Për këtë ka menduar afaristi nga Zvicra që vjen nga ky qytet i Kosovës, Blerim Duriqi.
Duriqi ka „zhveshur” një fushë futbolli në Cyrih për ta dërguar në Lipjan. Të gjithë barin sintetik i e kishte ngarkuar në 10 kamionë pë ta dërguar në vendlindje.
Për fushën që po renovohej në Cyrih ishte informuar nga një dashamir tjetët i ftubollit, Arsim Hyseni, kryetar i klubit të futbollit „Kosova” në Cyrih. “Menjëherë mendova për qytetin tim që e ka një fushë futbolli në gjendje të mjerueshme, që e ka një ekip futbolli „Ulpiana” që i ka bërë krenarë lipjanasit”, tha Duriqi për albinfo.ch.
Me dhjetëra pëntorë kanë punuar me ditë të tëra në Cyrih për të ngarkuar kamionët me barin sintetik që do të niset për Kosovë, e destinacion kishte Lipjanin.
Donacioni nga Zvicra ishte mirepritur nga autoritet komunale të Lipjanit.
Komuna e Lipjanit tashmë po i zhvillon planet për fillimin e punimeve në ndërtimin e terrenit të futbollit në qytetin e Lipjanit. Shumë shpejt do të bëhet drenazhimi i fushës dhe vendosja e barit sintetik që e solli Blerim Duriqi nga Zvicra. Kështu, Lipjani do të bëhet me fushë futbolli me kriteret dhe standardet e UEFA-së.
Donacioni kap vlerën mbi 200 mijë euro.
Duriqit i është premtuar se të pakten do t’i mbulohen të gjitha shpenzimet e transportit nga Komuna e Lipjanit
Për afaristin Duriqi nuk është hera e parë që ndihmon sportin në komunën prej nga kishte migruar në Zvicër. Ai ka ndihmuar vazhdimisht klubin e Lipjanit “Ulpiana 1926”.
Herën e fundit Blerimi kishte sjellë një doancion tjetër me topa dhe fanella për futbollistët.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?



















