Sport
Boks: Të shtunën Yll Rashiti përballet me serbin Dusan Krstin
Meçi do të zhvillohet Au të St.Gallenit, në Zvicër. Tifozët do të kenë rastin të shohin „live" në ring luftën mes boksierit shqiptar dhe serbit 20 vjeçar të ardhur nga Novi Sadi
Boksi do të zhvillohet në ring profesionistësh. Që të dy boksierët janë të rinj, jo shumë të njohur, por ambiciozë dhe të etur për fitore. Ata nuk do t`i falin asnjë goditje njëri tjetrit. Ky meç tejkalon pritjet e një përballjeje normale të boksit. Në ring do të përballen një shqiptar dhe një serb. I pari njihet si Ylli Rashiti dhe i dyti si Dusan Krstin me nofkën „Kasapi” serb që ka ardhur nga Novi Sadi për ta mposhtur Yllin, shqiptar të lindur e rritur në Zvicër.
«Por këtë unë nuk do ta lejoj», thotë për albinfo.ch, Ylli Rashiti. „Unë e ndjej veten shqiptar, jam me pasaportë të Kosovës dhe do të boksoj për ngjyrat kuq e zi”, deklaron 23 vjeçari. Ylli Rashiti ka lindur në Zvicër, ku është zhvilluar e formuar si sportist profesionist. „Respektin më të madh për vendim tim Zvicrën”, thotë ai,„por atdheu im është Kosova. Unë jam shqiptar dhe si i tillë do të hidhem në ring”, pohon djaloshi me prejardhje nga fshati Shajne i komunës së Dragashit.
Kjo është lufta e pestë profesionale për boksierin shqiptar, Ylli Rashiti. Tri më parë i ka fituar me nokat dhe së fundi ka barazuar kundër polakut Jakub Wojcik.
Meçi do të zhvillohet Au të St.Gallenit, në Zvicër. Tifozët do të kenë rastin të shohin „live” në ring luftën mes boksierit shqiptar dhe serbit 20 vjeçar të ardhur nga Novi Sadi në gjashtë raunde me nga tre minuta në kategorinë „Cruiser” deri në 97.5 kg.
Rashiti thotë të jetë përgatitur fizikisht për të qëndruar më tepër se dhjetë e dymbëdhjetë raunde, por ky duel nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë raunde.
„Jam në formë shumë të mirë fizike dhe mentale, ky meç për mua është shumë i rëndësishë sepse zhvillohet shumë pranë familjës sime e shokëve të mi, prandja s’ka asgjë tjetër përveç fitorës”, shprehet Rashiti.
Kundërshtarin tim e njoh vetëm nga interneti, e kam analizuar taktikisht dhe e di që ka bilanc pozitiv të përballjeve. Ai është i ri dhe për mua është një test i mirë për të parë veten se ku jam në boksin profesionist, tregon Rashiti.
Me rëndësi është të futem në ring pa emocione e gjakftohtë, pavarësisht se boksoj kundër një serbi, unë duhet t`i përcjell direktivat e trajnerit, thotë ai. Megjithatë 23 vjeçari që është me prejardhje nga fshati Shajne i komunës së Dragashit i siguron adhuruesit se nuk do të falë asgjë dhe lufton vetëm për fitore. „S’ka asgjë tjetër pos fitores”, deklaron ai.
Kundërshtari i tij serb njihet me nofken Kasapi, mirëpo kjo nuk e frikëson atë. „ Jo hiq, shprehet shkurt ai, unë kam mjaftë vetëbesim në vetvete. Se si e quan ai veten, nuk më bën fare përshtypje, unë besoj në forcat e mia dhe do të ngadhënjejë sepse kam stërvitur dy muajtë e fundit çdo ditë vetëm për këtë duel.
Nuk ka dyshim, do ta fitoj këtë luftë, porositë ai, dhe Kasapi të vishet mirë. „Se aty unë prezantoj Kosovën dhe ngjyrat kuq e zi. Dua t’ua zbardhi fytyrën shqiptarëve”, përfundon djaloshi që shtyp peshorën plotë 97.7 kilogram me 184 cm gjatësi.
E-Diaspora
-
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Bern
Nxënësit e klasës së nëntë në Ostermundigen nisin diplomën “Qyteti i rrënjëve të mia” -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin
Jeta në Zvicër
-
Linja ajrore SWISS do të shtojë 74 fluturime të reja evropiane këtë verë Pavarësisht anulimeve të disa fluturimeve, linja ajrore kombëtare e Zvicrës, SWISS, do të operojë fluturime shtesë... -
Policia zvicerane apelon për kujdes nga orteqet -
SHBA-të pritet të vendosin tarifa 100% për disa ilaçe -
Çmimet e gazit rriten në Evropë, por furnizimi është i siguruar -
Tre të katërtat e zviceranëve përdorin inteligjencën artificiale në jetën e përditshme












