E-Diaspora
Rita Ora lë gojëhapur gjermanët
Në këtë mbrëmje në të cilën ishin të pranishëm edhe shumë yje të tjerë të filmit dhe muzikës, këngëtarja shqiptare është shpërblyer me çmimin “Music International Award”
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë pjesëmarrjes së saj në spektaklin e madh televiziv të mbajtur të enjten në Berlin të Gjermanisë. E pranishme në edicionin e 67-të të “Bambi Awards”, Rita është dukur përrallore me një fustan të gjatë nga koleksioni pranverë 2016 i stilistes Marchesa, i cili ia shtonte edhe më shumë bukurinë, raporton “albinfo.ch”.
Ajo ka shkëlqyer edhe gjatë performancës së saj në këtë mbrëmje duke mahnitur të gjithë me vokalin e saj.
Rita është përshkruar si një princeshë nga mediet gjermane dhe të tjera për shkak të pamjes dhe veshjes së saj.
Në këtë mbrëmje në të cilën ishin të pranishëm edhe shumë yje të tjerë të filmit dhe muzikës, këngëtarja shqiptare është shpërblyer me çmimin “Music International Award”.
“Rita është një nga pop yjet më të talentuara dhe më karizmatike të kësaj kohe”, thotë Philip Ginthör nga “Soni Music”. “Ne e përgëzojmë atë ngrohtësisht për çmimin në kategorinë e ‘Music International” dhe çmimin e saj të parë “Gold Award” në Gjermani”, ka thënë ai.
Me këtë rast ajo edhe ka interpretuar disa nga hitet e saj më të fundit, në një skenë me plot ndriçim.
Një ditë më parë Rita ishte mysafire speciale në koncertin e divës botërore, Madones në Berlin, ku së bashku dhuruan spektakël për publikun.
E-Diaspora
-
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi Vizita e parë zyrtare e ministres së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Eliza... -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100 Një studim i ri i Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë (ETH Zurich) paralajmëron se nga 50%... -
Parlamenti dëshiron të kufizojë pagesat për kujdesin familjar -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Travailsuisse: Rritja e pagave, shumë e vogël -
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih














