Kalendari
« Dardania » e Winterthurit organizon festë për 28 Nëntorin
Me rastin e festave të Nëntorit, SH.K.A „ DARDANIA“ nga Winterthuri i Zvicrës, organizon festë për 28 Nëntorin, ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë, me një program të pasur kulturor e artistik, me këngë e valle dhe recitime, nga përvoja e saj tash e 21 vjecare.
Për pjesën më të madhe të kohës do të ja kushtojmë festës së përbashkët me këngëtaren Fahrije Zogaj dhe këngëtarin Bujar Durmishi, të cilët do të ju bëjnë atmosferë vetëm për ju dhe familjet tuaja.
Natyrisht se do të keni rastin ti shijoni edhe ushqimet tradicionale, organizuar nga grupi i grave pranë shoqërisë me gjithë pijet e nevojshme.
Festa mbahet më 28 Nëntor 2015 nga ora 19:00 , në Hotel Zentrum Töss, Zürcherstrasse 33, 8400 Winterthur.
Ejani të festojmë së bashku, një herë në vit për Flamurin dhe Pavarësinë tonë.
Të gjithë ata që vijn nga drejtimi i Bernit, Zürichut, St: Gallenit, Fraunefeldit, Schaffhausenit dalja Töss,mandej drejtimi i qendrës, dhe në rrugën Züricherstrase e gjeni Zentrum Töss, ku keni edhe parkingje të mjaftueshme, rrethe e rrotull Migros-it dhe Coop-it.
Ju mirëpresim me respekt
Këshilli Organizativ i SH.K.A „ DARDANIA”
Tel: 079 672 41 82
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit28 Nëntor 2015
- Ora19:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit23 Nëntor 2015 - 0:00
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg














