Kosova
A do të fillojë mësimi në shkolla në Kosovë?
Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, ka hartuar një plan, i cili parasheh që fillimi i vitit të ri shkollor të nis në tri faza, më datë 1 shtator, 7 shtator dhe grupi tjetër më 10 shtator.
Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, tha se plani për fillimin e vitit të ri shkollor është përgatitur duke respektuar masat mbrojtëse kundër COVID-19.
Gatishmëria e drejtorive komunale të arsimit, sipas tij, është që nxënësit mësimin më 1 shtator të fillojnë në objektet e shkollave.
Ministri Likaj, po ashtu kërkoi buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës në mënyrë që përgatitjet për fillimin e mësimit të organizohen në mënyrën e duhur, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i Republikës se Kosovës, Avdullah Hoti, ndërkaq ka treguar mbështetjen e qeverisë sa i përket buxhetit të nevojshëm.
“Ju e dini se në Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi ndarë 10 milionë euro për fushën e arsimit, 10 milionë euro tjera shtesë kemi ndarë për komunat për çështjen e menaxhimit COVID-19 edhe për fushën e arsimit. Komunat kanë në dispozicion edhe një shumë prej 29 milionë euro shtesë, që mund të përdoren për këto qëllime në rast se e shohin të nevojshme” tha Hoti.
Kurse, ministri Likaj shtoi se janë konsultuar me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe ata janë shprehur të gatshëm që mësimi të fillojë në objekte shkollore.
Gjithashtu, ai tha se kanë hartuar një vendim që mësimi të fillojë në tri grupe.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të mundësojë angazhimin e 1,000 mësimdhënëseve me pagesë për vitin e ri shkollor, që pritet të fillojë më 1 shtator.
Angazhimi i këtyre mësimdhënësve, sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, duhet të vlejë vetëm gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit.
Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur nga data 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Pastaj, Ministria e Arsimit vendosi që mësimi të vazhdojë nga distancë. Për klasat 1-9, mësimi është realizuar nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik, si dhe përmes kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube.
Ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesore.
E-Diaspora
-
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës... -
Gjilani mirëpret mërgatën me tetë ditë aktivitete kulturore dhe artistike -
Gjermani: Procedim penal për dy shtetas të Kosovës që qëndronin ilegalisht në vend -
Ekstradohet nga Italia në Kosovë një i kërkuar nga INTERPOL-i për falsifikim dokumentesh -
Vizitorë të shumtë nga diaspora zgjedhin Bibliotekën Kombëtare gjatë pushimeve në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Përdorimi i hapur i drogës në qendër të qytetit të Cyrihut është në rritje Pas një rritjeje të përdorimit të drogës në hapësirat publike gjatë verës, Cyrihu është përgjigjur me... -
Vala e të nxehtit po shkakton vonesa në trenat zviceranë -
Vjedhjet online në Zvicër shënojnë rritje -
Gjykata Evropiane kritikon Zvicrën për mohimin e të drejtave të vizitave në burgje -
Gjykata pezullon ndalimin e burkinit në pishinat publike të Gjenevës













