Botë
A do të jetë i mbarë dimri 2024 për skijim në Evropë?
Javën e kaluar, Evropa e Veriut u përfshi nga i ftohti i acartë, ku temperaturat në disa zona të Suedisë arritën në -43 gradë Celsius.
Këtë javë, vala e të ftohtit arktik zbriti drejt jugut, duke sjellë gëzim të skiatorët e Alpeve franceze, pas një dhjetori të butë.
Më shumë se një metër borë ra në resortet si Chamonix, Les Gets dhe Morzine.
Edhe në disa pista në Itali ka rënë rreth 50 centimetra borë, ndërsa në Austri dhe Zvicër, deri në 30 centimetra, sipas reporterit të motit të skive On the Snoë.
Kjo jep shpresë se u rikthyen reshjet e borës që lejuan resortet të hapen në fillim të nëntorit.
Ndryshimi është në përputhje me parashikimet e bazuara në vitet e mëparshme të El Niño, ku dimrat në Europë priren të fillojnë të butë dhe të lagësht përpara se të bëhen më të ftohtë dhe më të thatë, midis janarit dhe marsit.
Kjo mund të sjellë një nga sezonet më të mira të skive në vite, me reshje bore më të dendura dhe të zgjatura.
Ky është një ndryshim i mirëpritur për resortet e skive në Europë, të cilat kanë luftuar në vitet e fundit me mungesën e borës të shkaktuar nga ngrohja globale.
Po kërkoni të bëni ski? Këtu janë parashikimet e borës në resortet e skive në Evropë në janar.
A do të jetë i mbarë dimri për të bërë ski në Austri?
Këtë javë priten reshje bore në të paktën 50 resorte në Austri. Sipas On the Snow, nivelet e shtresës së borës janë aktualisht më shumë se 150% mbi normën.
Kushtet më të mira për të bërë ski në vend ndodhen në resortet austriake në lartësi.
Në St Anton am Arlberg në Alpet tiroleze dhe Stuben am Arlberg në Vorarlberg, shtresa e borës shkon më shumë se 3 metra.
A do të jetë janari i mirë për të bërë ski në Francë?
Skijimi në malin Pirenej u rikthye këtë fundjavë, pasi zona u pengua nga klima e thatë dhe e butë në dhjetor. Në Alpet franceze ra një metër borë në disa nga resortet kryesore të rajonit.
Në Courchevel ranë 140 centimetra borë në 72 orët e fundit, ndërsa në Val Thorens, 117 centimetra.
A do të jetë dimri 2024 i mirë për të bërë ski në Itali?
Presioni i ulët në rënie nga Atlantiku i Veriut i solli Italisë shijen e parë të “dimrit të vërtetë” të premten. Bora ra në lartësi të ulëta në Alpet italiane dhe rënia e temperaturave pritet të vazhdojë deri më 14 janar.
Këtë javë ju mund të shkoni në La Thuile në Valle d’Aosta, Livigno në Alpe apo Val Gardena në Dolomite për të shijuar më shumë se gjysmë metër borë mbi 1000 metra lartësi.
Sipas Meteo.it, edhe Apeninet do të mbulohen nga borë mbi 1500 metra mbi nivelin e detit.
A do të jetë i mbarë ky muaj për të bërë ski në Zvicër?
Resorti i skive Verbier në Zvicër u hap tre javë më herët pas reshjeve të mëdha të borës në nëntor.
Pas reshjeve të borës këtë javë, trashësia e borës në disa resorte arrin më shumë se 2 metra, duke përfshirë Davos Klosters në Graubünden, Melchsee-Frutt në Obëalden dhe Engadin në St Moritz.
Në Saas-Fee, në kufi me Italinë, shtresa e borës ishte më shumë se tre metra.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani takoi mërgatën në Francë Dje, presidentja Vjosa Osmani takoi mërgatën shqiptare në Francë, përcjell albinfo.ch. Në fjalën e saj, Presidentja...
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese
-
Berlin: Shija dhe cilësia e produkteve shqiptare u komentua pozitivisht në Festivalin Mbarëkombëtar të Gastronomisë
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
-
Thyhet xhamia shqiptare në Grenchen: Vidhen para dhe dëmtohet prona
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Paga minimale do të rritet vitin e ardhshëm Paga minimale e Gjenevës do të rritet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Rritja, e...
-
Universitetet zvicerane krijuan një institut të ri të AI
-
Katër lajme që karakterizuan ditën e sotme në Zvicër
-
Si mund të merrni kompensim nëse treni juaj zviceran vonohet ose anulohet?
-
Firmat zvicerane të ashensorëve të skive arrijnë rimëkëmbje të fuqishme pas Covid-19