Shqipëria
A do të shtrenjtohen çmimet në këtë sezon turistik në Shqipëri?
Shqetësimi i këtij viti janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme në çdo sektor. Mirëpo, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi, u shpreh se nuk ka shenja se turizmi i këtij viti do të jetë më i shtrenjtë se vitin e kaluar.
“Kompanitë turistike dhe operatorët turistikë në Shqipëri, deri më tani kanë mbajtur një nivel çmimesh, por kemi parasysh që kemi të bëjmë me një krizë botërore ndërkombëtare, por gjithsesi nuk ka shenja që do të jetë turizmi më i shtrenjtë sesa vitin e kaluar. Ne po mundohemi që të rrisim më shumë numrin e pushuesve, në mënyrë që kjo të mos influencojë pastaj edhe në rritjen e çmimeve, por të gjendet një mes, unë mendoj që janë të gjitha mundësitë që bashkëpunimi i ndërsjellë në fushën e turizmit Shqipëri- Kosovë të sjellë risi të reja dhe një atmosferë më pozitive se vitet e kaluara”, tha Minxhozi, përcjell Albinfo.ch.
Nëntorin e kaluar Shqipëria dhe Kosova firmosën disa marrëveshje, mes të cilave edhe heqja e kufirit mes dy vendeve në mënyrë që kalimi të bëhet pa ndalesa. Kjo ishte premtuar se do të ndodhë gjatë sezonit turistik. Por kjo ende nuk ka filluar së zbatuari.
Ambasadori i Shqipërisë shprehet i kënaqur me zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet të dy vendeve, duke thënë se të dy qeveritë kanë filluar të shkëmbejnë informacione institucionale për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin dhe marrëveshjet e tjera pritet së shpejti të zbatohen.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












