Ekonomi
A e njihni miliarderin që fiton 60,000 dollarë për sekondë!
Njeriu më i pasur në botë tashmë ka një rekord prej 164 miliardë dollarësh, sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, përcjell albinfo.ch.
Bëhet fjalë për rreth 65.6 miliardë dollarë më shumë se bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates dhe 76.7 miliardë më shumë se Warren Buffett, të cilët janë në pozitën e dytë dhe të tretë në mesin e njerëzve më të pasur në botë.
Në 24 orët e fundit, Jeff Bezos ka arritur të shtojë 5.15 miliardë dollarë në pasurinë e saj, pas një rritjeje të çmimit të aksioneve të Amazonit në nivele rekord, shkruan albinfo.ch.
Kjo është rreth 3.576 milionë dollarë në minutë, ose rreth 60.000 dollarë në sekondë.
Rritja ditore ishte 3.38%, në 1.998.10 dollarë dhe marrëveshjet u bënë në 1.998,69 dollarë.
Vlerësimi i tregut të “Amazon”, në fund të seancës arriti në 974.55 miliardë dollarë, e ky tregues i kompanisë ngadalë i afrohet pozitës udhëheqëse që ka “Apple”.
Në mënyrë që Amazon të kalojë kufirin 1000 miliardë, çmimi i aksioneve duhet të jetë 2,050 dollarë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”













