Lajme
Salsiqe falas, për të nxitur vaksinimin: A funksionon kjo te zviceranët?
Në Zvicër ky kompensim - me franga ose tortë - është pak më pak efektiv se ndoshta diku tjetër", thotë Michael Jordi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit
Task Forca Federale e Koronës ka rekomandon shqyrtimin e stimujve materialë për rritjen e shkallës së vaksinimit.
Po ashtu, sipas saj më shumë njerëz mund të binden për vaksinim duke u falur kuponë, hyrje falas në shfaqje ose aktivitete të ndryshme apo edhe zbritje në transportin publik, shkruan srf.ch. Por kantonet hedhin poshtë këtë metodë dhe preferojnë të mbështeten në kontaktet personale.
Në SHBA, në të ardhmen, të gjithë ata që duan të vaksinohen do të paguhen me nga 100 dollarë. Austria po shqyrton gjithashtu një nxitje financiare për vaksinimin, transmeton albinfo.ch. Por në Zvicër, megjithatë, njerëzit janë kritikë ndaj ideve të tilla.
“Unë mendoj se në Zvicër ky kompensim nga shteti – me franga ose tortë – është pak më pak efektiv se ndoshta diku tjetër”, thotë Michael Jordi, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Shëndetit.
Goditja në të vërtetë mund të kthehet si bumerang, paralajmëron Jordi – sepse, sipas tij, zviceranët u ndjenë nën presion që nga fillimi i vaksinimit dhe kjo është pikërisht arsyeja pse ata nuk janë vaksinuar në masë të madhe.
Kantonet tani duan të bindin në një mënyrë tjetër, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar në domethënë duke mobilizuar personat ekontaktit, ndër të tjera.
Kjo nënkupton që, për shembull, mjeku i përgjithshëm të tregojë përfitimet nga vaksinimi për pacientët e tij ose shefi i kompanisë t`u ofrojë punonjësve të tij mundësinë për t’u vaksinuar, përcjell albinfo.ch. Ose kryebashkiaku të reklamojë favorin e vaksinimit në komunën e tij.
Propaganda gojë më gojë funksionon-edhe në sferën private. “Unë mund të them nga përvoja ime personale se fëmija i mikut tim dëshiron të vaksinohet dhe ishte në gjendje të bindë edhe shokët e tij që ta bëjnë këtë”, thotë Jordi. “Prandaj, ishte ai dhe jo unë që i bindi ata se nga vaksinimi do të përfitonin edhe ata.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme










