Futboll

A ka shpresë për Xhakën?

Mesfushori shqiptar ka luajtur titullar në dy ndeshjet e fundit për Arsenalin

Dukej se Aventura e Granit Xhakës në Arsenal kishte përfunduar. Megjithatë, mesfushori shqiptar në dy ndeshjet e fundit me skuadrën londineze ishte titullar, shkruan albinfo.ch.

Ai luajti nga fillimi në Ligën e Evropës ndaj Eintracht Frankfurt, ku skuadra e tij pësoi 1:2 dhe u shkarkua trajneri Unai Emery.

Xhaka ishte nga fillimi edhe të dielën përballë Norëwichit, në sfidën që barazoi 2:2, ku nga fillimi ishte edhe mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Të dy bënë një paraqitje të mirë, duke marrë nota të mira: Granit Xhaka (6.8) dhe Shkodran Mustafi (6.9).

Me trajnerin e ri Arsenali, Freddie Ljunberg, ndoshta Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e Arsenalit dhe nuk do të largohet.