Uncategorized
A mund të ndikojë rezultati i zgjedhjeve qendrore në ato lokale?
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë kanë ‘dridhur’ edhe qeverisjet lokale nëpër komuna.
Kjo pasi në shumë qytete ku qeverisin parti të ndryshme, në zgjedhjet qendrore kanë dalë fituese parti të tjera.
Në Mitrovicë, e cila është në qeverisjen e Vetëvendosjes, tani pasi Agim Bahtiri ka kaluar në Vetëvendosje, ka fituar Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet qendrore.
Gjilani i Lutfi Hazirit ka zgjedhur Vetëvendosjen përpara LDK-së, e Prishtina e Shpend Ahmetit gjithashtu ka zgjedhur Vetëvendosjen.
Këto dhe komuna të ndryshme kanë paraqitur një shembull se zgjedhjet lokale dhe qendrore ndryshojnë në votë, përcjell albinfo.ch.
Por sa mund të ndikojnë zgjedhjet qendrore në ato lokale?
Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Shkodran Ramadani, për lajmi.net është shprehur se kjo është praktikë e njohur pasi qeverisja qendrore ndikon në atë lokale.
Por, sipas tij, nuk është shumë prezente kohët e fundit.
“Kjo është praktikë e njohur që në komunat ku qeverisin partitë opozitare dhe jo partitë që janë në pushtet në nivelin qendror – të shpërndahen më pak fonde, projekte dhe të tjera, por janë më të kufizuara sesa mendohet, për shkak që ka komuna të cilat nuk janë në partitë në pushtet, marrin projekte më shumë, shembull, Gjilani është me LDK, por në kohën e Haradinajt ka marrë më shumë fonde”, tha Ramadani për lajmi.net.
Më tutje, Ramadani tha se vërehet tendenca që partitë që janë në pushtetin qendror komunikojnë më mirë me komunat në të cilat qeverisin njerëzit e partive të tyre.
Kosova do t’i ketë zgjedhjet lokale në vitin 2021 kur edhe kalon mandati i kryetarëve aktualë të komunave, ndërsa vetëm atëherë mund të vërtetohet nëse zgjedhjet qendrore do t’i ndikojnë ato lokale.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













