Kosova
A po i frikëson mërgimtarët situata e fundit politike që të kalojnë përmes Serbisë?
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova po zgjasin 7 deri në 8 orë
Pavarësisht situatës tensionuese mes Kosovës dhe Serbisë, mërgimtarët kanë zgjedhur vendkalimet me këtë të fundit për t’u larguar nga vendlindja e tyre.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova po zgjasin 7 deri në 8 orë, raporton KTV.
E mërgimtarët thonë se nuk kanë shumë njohuri për zhvillimet që kanë ndodhur dhe kalimin në rrugët e Serbisë nuk e shohin si rrezik, përcjell albinfo.ch.
Pritjet më të shkurtra janë te Dheu i Bardhë.
Tollovi
Por derisa daljet nga Kosova po krijojnë tollovi, për të hyrë në vend pritjet janë 1 orë deri në 1 orë e gjysmë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në pikën kufitare Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova janë tri orë, ndërsa në të kundërtën, afër 2 orë.
Edhe në Muçibabë, sipas të dhënave, pritjet janë deri në 3 orë për të dalë nga vendi, ndërsa në Mutivodë 4 orë.
Në Policinë e Kosovës thonë se situata po vazhdon të jetë e njëjtë, pavarësisht rritjes së kapaciteteve në resurse njerëzore, si dhe pajisje, pasi pala serbe vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me institucionet vendore.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











