Kosova
Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votimin për presidentin e vendit
Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua ka komunikuar deputetëve
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha sot se pas një diskutimi të hapur se kanë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit dhe LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin kushtetues e të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve.
Abdixhiku pas takimit me deputetët e partisë të tij tha se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua ka komunikuar deputetëve.
“Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës dhe të mos pengojë kursin e ri të LDK-së drejt rikthimit tonë origjinal. Pres të sillen si institucionalistë dhe të kapërcejnë veten dhe çfarëdo hidhërimi që mund ta kenë”, tha kryetari i LDK-së.
Ai më tej tha se vendimi i Kryesisë së LDK dhe i tij është që fillimisht vendit t’i jepet një proces normal parlamentar.
“Vota përfaqëson vullnetin qytetar dhe çdo hap për të penguar këtë vullnet është veçse kundërshti ndaj njerëzve tanë, ndaj qytetarëve të këtij vendi. Vendimi i Kryesisë së LDK-së determinon edhe fatin tonë politik të vendit për një periudhë pesëvjeçare”, tha Abdixhiku.
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve














