Kosova
Abuzimet me numërimin e votave në Kosovë: Prokuroria nis hetimet
Teksa procesi i rinumërimit po i afrohet përfundimit, janë evidentuar dyshime serioze për keqpërdorime të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se, në cilësinë e institucionit të Prokurorit të Shtetit, ka monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore në rajonin e Prizrenit.
Sipas njoftimit, teksa procesi i rinumërimit po i afrohet përfundimit, janë evidentuar dyshime serioze për keqpërdorime të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike.
Në këtë kuadër, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka ndërmarrë veprime konkrete duke lëshuar me vetiniciativë autorizim me shkrim për Policinë e Kosovës.
“Me këtë autorizim, policia është ngarkuar të identifikojë personat përgjegjës dhe të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet përkatëse”, theksohet në njoftim.
Prokuroria thekson se manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore përbëjnë vepra penale dhe do të trajtohen me seriozitet të plotë, pa asnjë kompromis.
Në përfundim të njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren riafirmon përkushtimin e saj për luftimin e kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që shkelin ligjin.
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist Megjithëse hetimi është vetëm në fillimet e tij. Duhet të kryhen vlerësime psikiatrike... -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave -
Një zviceran plagos rëndë kosovarin në Uznach, St. Gallen












