E-Diaspora
Adem Dërmaku në ekspozitën e madhe të grafikës zvicerane “Impression 2017”
Për këtë ekspozitë juria ka zgjedhur tri punime të Dërmakut: “Grüner Tisch” (Tavolina e gjelbër), “Morgen in die Ferien” (Nesër në pushime) dhe “O.T” (Pa Titull)”
Më 25 nëntor në Muzeun e Arteve në Grenchen të Kantonit Solothurn është hapur ekspozita e madhe e grafikës zvicerane “Impression 2017”. Në këtë ekspozitë, një juri prestigjioze, nga qindra konkurrues ka zgjedhur një numër të kufizuar autorësh dhe punimesh. Në mesin e tyre është edhe autori tashmë i njohur nga Kosova me qëndrim në Zvicër, Adem Dërmaku.
Nga hapja e ekspozitës
“Për këtë ekspozitë juria ka zgjedhur tri punime të mia”, thotë për albinfo.ch Adem Dërmaku.
Punimi i parë ka titullin “Grüner Tisch” (Tavolina e gjelbër), i dyti “Morgen in die Ferien” (Nesër në pushime) dhe i treti “O.T” (Pa Titull)”.
“Grüner Tisch” (Tavolina e gjelbër)
Te “Tavolina e gjelbër” autori ka paraqitur sofrën apo traditën e mikpritjes shqiptare “që e kemi pasur dikur, e që kem filluar ta harrojmë!”, sqaron Dërmaku. Ndërsa te punimi “Nesër në pushime” kam dashur që me një thjeshtësi ta paraqes atë momentin e emigrantit nje ditë para se të niset për pushime. Këtë moment secili prej nesh e perjetojmë çdo vit: një tavolinë e zbrazët duke menduar për avionin!”, thotë autori për albinfo.ch.
“Pa titull”
Ndërsa krijimi “Pa titull” paraqet një rrugë të gjatë me shumë thyerje deri te një destinacion i caktuar!
Të tri punimet janë realizuar në teknikën e Monotypisë (teknikë e grafikës) ose në “shtyp të rrafshtë”.
“Morgen in die Ferien” (Nesër në pushime)
Në përgjithësi, teknikat e grafikës së shtypur bëjnë pjesë në prodhimet më të shumanshme artistike dhe frymëzojnë në vazhdimësi krijuesit për eksperimente me rezultate befasuese. Ekspozita kolektive tashmë tradicionale “IMPRESSION” në Galerinë (Kunsthaus) e Grenchenit bën gjurmimin e zhvillimeve aktuale në këtë sferë, shkruan albinfo.ch. Artistë nga e gjithë Zvicra ishin ftuar për të konkurruar për këtë ekspozitë të madhe. Krahas punimeve të krijuara përmes metodës klasike të shtypjes, janë mirëpritur edhe punime të krijuara mbi bazë digjitale ose punime eksperimetale, të cilat tejkalojnë kufijtë e metodës së shtypjes grafike.
Ekspozita mund të vizitohet nga 26 nëntori 2017 deri më 11 shkurt 2018.
E-Diaspora
-
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare Pikat kufitare janë të qeta pavarësisht fillimit të sezonit veror dhe ardhjes së mërgimtarëve... -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri kundër Zhegrovës? Dueli i shumëpritur i shqiptarëve mund të zhvillohet në Bazel Më 18 korrik, nga ora 15:30, FC Basel pret Juventusin ... -
Xhaka: Është privilegj të përballemi me Messin, por Zvicra synon të shkruajë historinë -
Mediumi argjentinas: Granit Xhaka është simbol i historisë, identitetit dhe lidershipit të Zvicrës -
Chair Airlines inauguron linjën direkte Cyrih–Tiranë, një tjetër urë ajrore mes Zvicrës dhe Shqipërisë -
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër
















