Lajme
Administrata e Biden: Kurti detyrohet ta respektojë Marrëveshjen e Washingtonit
Administrata amerikane ka thënë se marrëveshja e Washingtonit është një zotim që detyrimisht duhet të respektohet, pasi administrata Biden e ka studiuar me kujdes të tërën.
Për marrëveshjen e firmosur në Shtëpinë e Bardhë nga Avdullah Hoti e Aleksandër Vuçiq, kryeministri i tanishëm gjithmonë shprehi rezervat e tij.
Kjo marrëveshje siç shkruante Albin Kurti vetëm pak ditë pas nënshkrimit, do duhej të shikohej nga poshtë, meqë siç vlerësonte ai, e vetmja pikë e vlefshme është vendosja e raporteve dhe njohja reciproke me Izraelin.
Madje, Kurti thoshte se “nëse ai do ta rimarrë sërish udhëheqjen e qeverisë, nuk do të jetë i obliguar ta zbatojë marrëveshjen e Washingtonit”.
E këtë qëndrim ndaj marrëveshjes së Washingtonit, po vazhdon ta mbajë edhe tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin.
Nga Qeveria Kurti vlerësojnë se marrëveshja e Washingtonit nuk ka vlerë juridike.
Kjo deklaratë e zëdhënësit të Qeverisë nxiti reagime.
Opozita e konsideroi veprim të rrezikshëm që mund të armiqësoj mardhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së.
Ndërkohë, marrëveshjen e Washingtonit dhe çdo marrëveshje tjetër të nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë, Administrata Biden kërkon që palët ta zbatojnë.
Madje në një përgjigje për T7, ata thonë se kjo marrëveshje është një zotim që detyrimisht duhet të respektohet, pasi administrata Biden e ka studiuar me kujdes të tërën.
“Ne besojmë se vendet e kanë detyrim të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet që janë bërë më herët. Për shembull, administrata e Biden e studioi me kujdes marrëveshjen e Uashingtonit që Z. Vuçiq dhe Hoti arritën në Shtëpinë e Bardhë dhe erdhën në përfundimin se këto janë gjëra që duam t’i shohim tek palët, të vazhdojnë të ecin përpara – të rrisin tregtin, të rrishin investimet, të rritet përpjekja për të luftuar terrorizmin etj. ”
Marrëveshja e nënshkruar më 4 shtator të 2020-ës mes Kryeministrit të atëhershëm të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, përmban 16 pika.
E njëjta u nënshkrua në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë











