Kosova
Adrijana Hoxhiq mbetet jashtë Kuvendit, Duda Balje bëhet deputete
Para pak minutash, KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, shkruan albinfo.ch.
Pas Aktgjykimit të Supremes, Komuniteti i Bashkuar-Adrijana Hoxhiq nuk ka fituar mandat në Kuvend dhe një deputet i është hequr Iniciativës Rome parti këto që kishin fituar vota për komunitetet e tyre me ndihmën e Listës Serbe në komunat me shumicë serbe.
Në vend të Adrijana Hoxhiq në Kuvend është futur Duda Balje nga Unioni Social Demokrat.
Komunitetet pakicë pas certifikimit të rezultateve do të kenë këtë përbërje në Kuvend,
Lista Serbe ka 10 deputetë, Partia Demokratike Turke e Kosovës- 2 deputetë kurse Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike e Kosovës, Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës dhe Unioni Social Demokrat nga një deputet.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër Në kopshtin e fëmijëve në shkollën Vignettaz në Freiburg, nëntë fëmijë ulen në një rreth dhe...
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?