Maqedonia
Aeroporti i Shkupit: Udhëtarët s’kanë nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat
Pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë
Aeroporti i Shkupit ka lëshuar në përdorim skanerët e rinj të sigurisë, dy tomografitë kompjuterike, në vlerë prej rreth 1 milion euro.
Sipas drejtorit gjeneral të TAV-it, Nexhat Kurt me këtë investim Aeroporti është i vetmi në Ballkan, që e posedon këto pajisje, me çka në masë të madhe rritet siguria e udhëtarëve dhe përshpejtohet mënyra e kontrollimeve të bagazheve.
Ai shtoi se pasagjerët gjatë procesit të kontrollit nuk do të kenë më nevojë t’i nxjerrin nga çanta laptopët, tabletët dhe telefonat celularë.
Zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli-Shaqiri, bëri të ditur se bashkëpunimi me TAV ka mundësuar investime prej 50 milionë eurosh në një numër të madh projektesh, duke theksuar rëndësinë e modernizimit, rindërtimit dhe zgjerimit të vazhdueshëm të aeroportit të Ohrit, transmeton albinfo.ch.
“Ne duam ta largojmë atë stresin nga pasagjerët, së pari duhet t’i bëjmë të ndihen të sigurt. Gjithashtu pjesa e dytë është për përvojën e pasagjerëve, të bëhet kontrolli më shpejtë, ju nuk duhet t’i hiqni çantat tuaja nga pakoja, nuk do të duhet t’i hiqni laptopët nga çantat, mund t’i mbani, ndërsa procesi është i shpejtë pa stres”, u shpreh Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i operatorit të Aeroportit TAV.
“Ky investim kap vlerën e diku rreth 1 milion eurove dhe Aeroporti i Shkupit po bëhet lider në rajon. Ne si Qeveri kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me TAV-in dhe të njëjtit deri më tani kemi donacione me rreth 50 milionë euro, ndërsa 97 projekte janë në fazën e realizimit në të gjithë vendin”, deklaroi Kaltrina Zekolli Shaqiri, zëvendësministre e Transportit.
E-Diaspora
-
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi Tre familjarët nga Vushtrria, të cilët ishin raportuar të zhdukur pasi ishin nisur nga Shkupi drejt... -
Tre persona nga Vushtrria raportohen të zhdukur, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve -
MPJD njofton për stabilizimin e situatës në pikën kufitare Bajakovo -
Dr. Hekuran Bytyçi, një mjek nga Kosova, me pozitë udhëheqëse në Lugano -
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës
Jeta në Zvicër
-
Shpërthen zjarr i madh në hotelin “Continental Park” në qytetin e Lucernës Zjarrfikësit janë angazhuar në një operacion të madh për shuarjen e zjarrit, ndërsa tymi i dendur... -
Policia zvicerane sqaron rregullin që shumica e shoferëve nuk e dinë: Futuni vetëm në fund të korsisë -
Gjithnjë e më shumë zviceranët zgjedhin hekurudhën për udhëtime -
Centralet e reja bërthamore zvicerane mund të rrezikojnë mijëra vende pune -
Shtohen dyshimet për zgjerimin e rrjetit rrugor në Zvicër











