Shqipëria

Aeroporti i Tiranës del me njoftim të rëndësishëm

Duke filluar nga e mërkura deri më 10 shtator, Aeroporti “Nënë Tereza” në Tiranë u ka kërkuar udhëtarëve të paraqiten për check-in tre orë më herët.

Kjo për shkak të numrit të lartë të udhëtarëve.

“Tirana International Airport dëshiron t’ju informojë për një përditësim në lidhje me procesin e checkin dhe sigurisë në Tirana International Airport (TIA) nga sot deri më 10 shtator. Për të siguruar udhëtim të qetë dhe për të akomoduar pasagjerët e shtuar gjatë kësaj periudhe, do t’iu kërkonim të gjithë pasagjerëve të mbërrijnë në aeroport të paktën 3 (tre) orë përpara kohës së planifikuar të nisjes”, thuhet në njoftimin e aeroportit, përcjell albinfo.ch.

Qëllimi kryesor është të mos ketë dyndje në kontrollet e sigurisë.

“Ju lutemi, merrni parasysh kohën e mundshme shtesë që kërkohet për kontrollin e bagazheve, kontrollet e sigurisë dhe çdo rrethanë të paparashikuar që mund të zhvillohet. Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët. Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet. Faleminderit për bashkëpunimin dhe presim t’ju shërbejmë gjatë udhëtimit tuaj nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës”, thuhet tutje në njoftim, përcjell albinfo.ch.