(KEYSTONE/Christian Brun)....
E-Diaspora
Afaristi shqiptar fiton ankandin: Gjysmë milion palë rroba për 250 mijë franga
Rexhep Berisha, me qëndrim në Bazel, pronar i firmës R.B. Import& Export dhe i restorantit “Sängerstübli”, në po këtë qytet ka fituar sot në një ankand në Lozanë.
Rexhepi ka arritur në këtë ankand të blejë gjysmë milionë palë rrobash të markave të njohura nga firma e falimentuar zvicerane “Switcher”..
Pas falimentimit të kësaj firme kanë dalë sot në Lozanë në ankand veshjet, që janë blerë me çmimin përfundimtar nga afaristi shqiptar për 250.000 franga, merr vesh albinfo.ch.
Përafërsisht 467’000 palë rroba tani do të orientohen në Kosovë, në Shqipëri dhe Maqedoni.
“Janë rroba shumë të mira të cilësisë së lartë. Dhe është e dhimbshme që Switcher falimentoi”, tha Rexhep Berisha, pronar i R.B. Import Export Basel, pas ankandit.
Rexhepi ka thënë për albinfo.ch se në fillim kishte vendosur një kufi prej 200 mijë frangash. Por, në fund ai doli fitues me 250.000 franga për rreth 467’000 palë rrobash Switcher. “Çmimi është pak i lartë”, tha Berisha.
Çmimi fillestar ishte 50.000 franga. Berisha kishte fituar në këtë ankand në mesin e rreth tridhjetë ofertuesve. Konkurrenti më serioz i fituesit ishte Migros Gjenevë, i cili shkoi deri në 247,000 franga.
Berisha dëshiron t’i shesë rrobat e ankandit në Ballkan, veçanërisht në Kosovë dhe në Shqipëri dhe Maqedoni, por gjithashtu shqyrton mundësinë që ato t’i shesë edhe në Zvicër.
E-Diaspora
-
Turqi
Kompanitë nga Kosova prezantojnë produktet në panairin ndërkombëtar të industrisë së modës në Turqi Nëntë kompani kosovare marrin pjesë në “IF Wedding Fashion Izmir Fair 2026”, me mbështetjen e MINT/KIESA... -
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 -
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Zvicër
-
Bazel
Këto kompani kosovare po prezantohen me shumë sukses në Swissbau 2026 27 kompani nga Kosova përfaqësojnë industrinë e drurit dhe ndërtimit në panairin prestigjioz në Bazel të... -
Air Force One pëson defekt, Trump mbërrin me vonesë në Zvicër për WEF -
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët















